Premtimi, barazi në vendimmarrje dhe liri ekonomike
30/04/2009 Programi i PS-së, Rama takim me gratë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi dje një takim me gratë socialistë, ku bëri me dije disa aspekte që parashikon programi i ri qeverisës në lidhje me integrimin e gruas shqiptare në jetën publike e në vendimmarrje. “Vendosja e grave në kushte të barabarta me burrat për t’u dhënë mundësi që të marrin pjesë në jetën politike është vetëm njëri nga aspektet, ndaj ne nuk duhet të pranojmë se ky është i vetmi aspekt. Se edhe sikur të shkojmë në një barazi të plotë të pjesëmarrjes së grave në Parlament, do të ishte e pamjaftueshme nëse nuk do shtrihej kjo në të gjitha nivelet e pushtetit në Shqipëri. Nuk do të ishte e mjaftueshme, në rast se nuk do të hiqeshin pengesat diskriminuese që hasin vajzat e gratë kur duan të japin kontribut në administratën shtetërore të këtij vendi, apo në rast se nuk krijohen kushte të reja për gratë dhe vajzat me talent sipërmarrës”, - premtoi Rama gjatë fjalës së tij. Sipas tij, PS-ja ka qenë e fokusuar që në planin qeverisës të flitet për politika që krijojnë jo vetëm mundësinë për të ushtruar të drejtën e përfaqësimit, por edhe të krijojë perspektivë për lirinë ekonomike të grave.