Breshëri armësh në periferi të Tropojës
24/04/2005 TROPOJË – Breshëri armësh nga drejtime të ndryshme, kanë tronditur e terrorizuar për rreth 10 minuta, mbrëmjen e djeshme, banorët e qytetit të Bajram Currit.
Sipas dëshmive, mësohet se rreth orës 22.20, të mbrëmjes së djeshme janë dëgjuar të shtënat e para, ndërkohë që pak minuta më pas, ato janë shtuar dhe dalloheshin edhe tre drejtime prej nga ato vinin.
Banorët treguan se të shtënat dëgjoheshin kryesisht nga perfieria, dhe në vijë ajrore ato vinin nga tre anë të qytetit, nga varrezat, nga pjesa veriore e qytetit si dhe nga vendi i quajtur “Gështenjat Markaj”.
Të shtënat mund të kenë të bëjnë me arrestimet e fundit në Tropojë, ose për motive politike, ende të paqarta, bëjnë të ditur burimet e policisë lokale, uniformat e së cilës, vetëm në përfundim të breshërive, kanë dalë në patrullim rrugëve të qytetit.