Heroina, përgjimi në polici zbuloi lidhjet e trafikantëve

24/04/2005 Parukierja Zamira Gjongecaj shpërndante drogë në Tiranë. Ajo pretendon lirinë për shkak të shtatzënisë
TIRANË – Për të shtënë në dorë informacione të sakta lidhur me një rrjet trafikantësh të lëndëve narkotike, agjentët e antidrogës punuan për katër muaj me radhë. Por për të gjetur lidhjet mes tyre, pas arrestitmit, si dhe prova të tjera më të plota për dosjen, prokuroria bëri një hap më shumë. Që nga dita e arrestimit katër të pandehurit janë mbajtur në një dhomë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Prokuroria ka vendosur përgjues në dhomën e izolimit, ku ka regjistruar bisedat e të arrestuarve, që kanë zbardhur lidhjet që ekzistonin mes tyre. Pasi ka paraqitur dosjen hetimore para Gjykatës së Krimeve të Rënda, prokurori Adnand Xholi kërkoi për të pandehurit Besnik Braka, Tajar Leçini, Zamira Gjongecaj dhe Zamir Ferhati, masën e arrestit burg pa afat.
Lidhjet
Asnjë prej të pandehurve nuk e ka pranuar akuzën e trafikut të heroinës edhe pse sasia e 5 kg drogë u kap në shtëpinë e të pandehurës Zamira Gjongecaj. Para gjykatës, të pandehurit janë marrë në pyetje një e nga një. Gjyqtarja Flora Hajredinaj ka dëgjuar pretendimet e tyre, të cilët përfundimisht janë munduar të dalin nga situata, duke janë vënë fajin njëri–tjetrit. Megjithatë provat e sjella në gjykatë kanë nxjerrë të plotë skemën e funksionimit të këtij rrjeti. Besnik Braka, nga Elbasani, është quajtur si kreu i grupit të dyshuar kriminal. Droga, sipas akuzës, ishte destinuar të nisej drejt Italisë. Ndërkohë mësohet se të gjithë pjesëtarët e grupit merreshin edhe me shpërndarjen e heroinës në vend. Një nga këto shpërndarëse është edhe e pandehura Zamira Gjongecaj.
Zbulimi
Zamira Gjongecaj është nga Elbasani. Në Tiranë, ajo, sipas prokurorisë, jetonte në një shtëpi me qira, ndërsa punonte si parukiere. Mësohet se Zamira është e dashura e Besnik Brakës. Që të dy janë nga Elbasani dhe lidhjet mes tyre kanë ekzistuar më parë. Para gjykatës, Zamira Gjongecaj, e mbrojtur nga avokat Sajmir Visha, është shprehur se nuk ka lidhje me sasinë e heroinës. Megjithatë, prokuroria ka paraqitur prova që vërtetojnë se për të shtënë në dorë këtë rrjet trafikantësh është dashur të survejohet Zamira Gjongecaj. Policia dyshonte për një lidhje mes saj dhe Brakës, por asnjëherë nuk ishin të bindur plotësisht. Përfundimisht, dje, Gjongecaj është shprehur se është shtatzënë prej dy muajsh, duke kërkuar një masë më të butë arresti. Për të shpëtuar nga burgu, e pandehura është shprehur se droga është kapur në shtëpinë e shtetases Qefsere Bregu. Me këtë të dhënë, e pandehura kërkonte të lihej e lirë. Madje, ajo arriti deri aty sa tha që nuk njihej me asnjë prej të pandehurve. Avokati i saj tha se do të paraqesë në gjykatë një raport, me anë të të cilit do të mund ta nxjerrë në arrest shtëpie të pandehurën.
Trafiku
Besnik Braka njihet tashmë si një prej personave që kanë organizuar trafikun e 500 mijë fishekëve, dy vite më parë, dhe të heroinës. Para se Besnik Braka të jepte shpjegime për trafikun e heroinës nga Shqipëria drejt Italisë, u njoh me një akuzë të re që rëndonte prej disa muajsh mbi të. Që nga data 28 dhjetor 2004, i pandehuri Besnik Braka figuronte person ndaj të cilit ishte vendosur masa e arrestit „burg pa afat“ për veprën penale të trafikimit të 500 mijë fishekëve në drejtim të Greqisë, në fund të vitit 2003. Masa e arrestit ishte dhënë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, e cila u bind se kishte përpara të njëjtin person. Dy vjet më parë, policia greke gjeti dhe sekuestroi në një maune, që ishte ngarkuar në Elbasan, 500 mijë fishekë në gjendje përdorimi. Pas një viti e gjysmë hetimi, Prokuroria e Krimeve të Rënda, identifkoi si organizator dhe pronar të fishekëve Besnik Brakën dhe e shpalli në kërkim. Por, masa e sigurisë për trafik ndërkombëtar armësh ndaj tij u vendos në mungesë, pasi policia ende nuk kishte ekzekutuar urdhërndalimin. Dje i pandehuri, pasi u njoh me masën e parë, mori edhe masën e arrestit për veprën penale të trafikut të heroinës. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se heroina, që do të shkonte në Itali, po përgatitej nga Besnik Braka me shokët e tjerë.
Prova materiale të sekuestruara
Pluhur me ngjyrë të përafërt me atë të lëndës narkotike të tipit heroinë
Peshore elektronike (që shërbente për peshimin e lëndës narkotike)
Peshore mekanike (për peshimin e lëndës narkotike)
Aparate celular 7 copë
Rula me letër ngjitëse, tullumbace, qese plastike (të destinuara për paketimin e lëndës narkotike)
Autoveturë tip benz Mercedez, prodhim i vitit 2004, me targë TR 6868J.