Trafikoi të dashurën në Gjermani, burg pa afat tutorit
24/04/2005 TIRANË – Prangat nuk kanë ngurruar të vihen edhe në duart e një tjetër tutori. Leonard Elezi nga Skrapari akuzohet se për një periudhë të gjatë ka trafikuar dhe shfrytëzuar si prostitutë për qëllime përfitimi një vajzë nga vendi i tij. Prej disa kohësh, së bashku me familjen është banues në Durrës. Ndërkohë dje erdhi me pranga në duar para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ishte kryetari i kësaj gjykate, Sandër Simoni, ai që mori parasysh kërkesën e prokurorit Genci Qano, për ta lënë të pandehurin në burg pa afat.
Ndërkohë që në pranga Elezi u vu pas kallëzimit që bëri kundër tij vajza e trafikuar nga Skrapari. I pandehuri u mbrojt në seancën gjyqësore nga avokati Dhimitër Musliu dhe nuk pranoi asgjë nga akuza. Madje, Elezi është shprehur se me vajzën ka patur gjithmonë marrëdhënie të mira. Sipas të pandehurit, e dashura e ka paditur, pasi nuk ka arritur të martohet me të. Gjithsesi gjykata nuk ka marrë parasysh asnjë nga pretendimet e të pandehurit. Avokati mbrojtës kërkoi nga gjykata lënien e të pandehurit në një masë arresti, ndryshe nga ajo e burgut pa afat. Por rrethanat rënduese bënë që gjykata të linte Elezin në burg dhe brenda një kohe të shkurtër i kërkoi Prokurorisë të bëjë ballafaqimin para togave të zeza. Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri e ka përdorur vajzën në Gjermani për më shumë se dy vite rresht. Fillimi ka qenë i mirë për të dy. Janë nisur si të dashur, por sapo kanë mbërritur në Gjermani, vajzës i është dashur të punojë në semafor, duke ia dorëzuar të gjitha të ardhurat tutorit të saj.