Nëse Vavilis nuk do të ekstradohet në Greqi, do të pyetet në Bolonja

24/04/2005 Në shtator të 2003 ishte pajisur me pasaportë të rregullt nga prefektura e Athinës
ITALI - Shefi i Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë italiane, Armando Nanei, ka deklaruar se kur u arrestua Apostolos Vavilis kishte me vete një pasaportë greke të rregullt, me numër A109720, me ermin Antonis Ajvaliotis, e cila ishte lëshuar në shtator të 2003 nga prefektura e Athinës. Kjo bëhet e ditur në një kronikë të televizionit grek ERT, në të cilën thuhej se Vavilis kishte mbërritur të enjten në Bolonjë dhe kishte kaluar natën në një lagje të thjeshtë të qytetit italian, në shtëpinë e një mikeshe të tij, Letisia Tadei, 64 vjeçe. Vavilis, kur u arrestua, kishte qenë i paarmatosur dhe nuk kishte kundërshtuar arrestimin e tij. Të vetmen gjë që kishte kërkuar ishte që të vishte rason e murgut. Sipas së përditshmes greke “Elefterotipia”, Vavilis ka tre mundësi për procedimin e tij. E para dhe më e paarritshmja është ajo e ekstradimit të tij në Greqi. E dyta, është qëndrimi në Bolonja, ndërsa mundësia e tretë është dërgimi i hetuesve grekë në Bolonja. I shumëkërkuari Apostolos Vavilis përfundoi të shtunën në mëngjes në burgun “Goçi”, të Bolonjës. Ministri i Drejtësisë, Anastasios Papaliguras, theksoi se autoritetet greke do të ndërmarrin menjëherë të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të arritur ekstradimin e Vavilisit në Greqi. “Ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet e mundshme që ta sjellim Vavilisin në Greqi, ka deklaruar për mediat helene ministri Papaliguras. Nëse do t’ia arrijmë, ai ka për të pasur një gjykim të drejtë, si çdo qytetar helen”.
Prokuroria shqiptare do të kërkojë deklarimet e tij për transfertat
Pas arrestimit të të shumëkërkuarit kombëtar, ish-agjentit sekret grek, Apostolos Vavilis, prokuroria shqiptare po përgatit procedurat ligjore për t’u njohur me pjesë të dëshmisë që do të japë ai para hetuesve helenë. Mësohet se prokurorisë së vendit tonë do t’i interesojë të njihet me pjesë të deklarimeve të Vavilisit, lidhur me transfertat e parave të firmave piramidale. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime konfidenciale të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se është mjaft e nevojshme njohja me deklarimet e tij rreth transfertave të parave të ish-firmave rentiere, që falimentuan në vitin 1997, ku dyshohet se është i implikuar në shuma të mëdha. Ndërsa burime zyrtare pranë këtij institucioni, të pyetura nuk kanë preferuar të prononcohen rreth këtij momenti të hetimit për transfertat e parave jashtë shtetit, konkretisht në Greqi të firmave piramidale. Vavilis është nën hetim edhe nga drejtësia greke për implikimin e tij në transfertat e parave të firmave piramidale shqiptare. Dhe nëse ai nuk ekstradohet, mediat greke thonë se do të pyetet në Bolonja nga hetuesit helenë, ku pjesë e hetimit të tyre janë edhe transfertat e parave të piramidave. Pikërisht nga drejtësia greke, pritet që të mësohen deklarimet e Vavilisit për këto transferta, përfundojnë burimet.