E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, rrëshqitjet e tokës dëmtojnë 10 banesa



VLORE - Si pasojë e rrëshqitjes së tokës 10 banesa janë të pabanueshme dhe 20 të tjera janë çarë në fshatin Kocul të Vlorës. Për të parë situatën nga afër, dje ishte në këtë fshat zv.ministri Ferdinand Pone, i shoqëruar nga kryetari i këshillit të qarkut të Vlorës Agron Sharra. Sipas Sharrës, 10 familjet janë evakuuar tek të afërmit e tyre, por ai theksoi se nëse rrëshqitjet do të avancojnë, atëherë do të evakuohen edhe disa banorë të tjerë. Mësohet se do të ngrihet edhe një komision për evidentimin e dëmeve të banesave, jo vetëm në fshatin ku ka ndodhur shembja e tokës, por edhe në disa zona të tjera ku ka ndodhur i njëjti fenomen. Banorët i kërkojnë ndihmë shtetit pasi sipas tyre shtëpitë e tyre janë thuajse të pabanueshme, madje janë gati në të shembur. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›