Breshëri si bora dhe zbardh Tiranën, rreshqitje dheu ne Durres
TIRANE- Reshjet e dendura te shiut kane shkaktuar probleme ne disa qytete te Shqiperise. Ne Tirane reshjet e kthyera ne bresher zbardhen per pak minuta token sikur te ishte bore, ndersa ne Durres reshjet shkaktuan rreshqitje te dheut ne komunen Ishem dhe vonese ne ankorimin e trageteve
Breshëri si bora dhe zbardh rrugët e Tiranës
Rrezet e diellit mëngjesin e sotëm në Tiranë, menduan se do të linin pas reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima për gjatë gjithë natës. Por nuk ishte e thënë. Brenda pak minutash retë mbuluan rrezet dhe një shi i furishëm nisi të binte. Më pas reshjet u kthyen në breshër i cili zbardhi për pak minuta rrugët e Tiranës sikur të ishte borë. Reshjet e shiut krijuan probleme në lëvizjen e automjeteve në disa zona të Tiranës. Në vendin e quajtur Ura e Shkozës, në lagjen Ali Demi uji kishte hipur mbi urë dhe lëvizja e mjeteve të vogla ishte mjaft e vështirë pasi rrezikonin që uji të hynte në motor. Në rrugën e Elbasanit, përballë katedrales së Shën Palit, një pemë e madhe buzë Lanës ishte rrëzuar në mes të rrugësduke shkaktuar për pak minuta probleme me lëvizjen e automjeteve përgjatë unazës.
Durrës, rrëshqitje dheu në komunën Ishëm
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në komunën Ishëm. Mësohet se ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve , ndërsa në fshatrat Bizë, Drac dhe Lalëz qarkullimi i automjeteve është i pamundur. E vetmja mundësi e lëvizjes për banorët është transportimi me kafshë.
Tre tragetet e linjës Bari-Durrës janë ankoruar në orën 8.40, duke shënuar një vonesë të vogël të shkaktuar nga kushtet e trazuara të detit jashtë gjirit detar të Durrësit, shtuan burimet, sipas të cilave, sot në orët e para të ditës kanë dalë në gjueti vetëm dy motopeshkatore. Gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë mot i kthjellët me erë të fortë. Gjatë pasdites pritet ndryshimi i drejtimit të erës nga juglindja çka do të shkaktojë një përkeqësim të mëtejshëm të kushteve detare.
Kushtet atmosferike në gjirin detar të Vlorës gjatë ditës së sotme janë permiresuar ndjeshem duke favorizuar lundrimin e mjeteve, veçanërisht atyre të vogla, ndërsa tragetet e linjës me Brindisin janë ankoruar në kalata.
(s.g/BalkanWeb)