Malindi te Partizani. Vata: Oferta e fundit 40 mijë euro

Enco Malindi pas aventurës përgatitore një mujore me Sllavian e Sllofjes u bashkua sërish me ekipin e tij, Partizanin e Tiranës. Sulmuesi u paraqit sot në klubin e presidentit Albert Xhani, për të vazhduar pjesën tjetër të sezonit me të "Kuqtë". Menaxheri i tij, Rudi Vata tha në linjë telefonike nga Skocia për Albania-sport.com se lojtari e kaloi testin me ekipin bullgar. "Enco bëri një paraqitje të mirë me Slavian dhe drejtuesit e klubit mbetën të kënaqur. Shuma e afruar prej tyre për të blerë kartonin e Malindit është 40 mijë euro, c'ka nuk është pranuar prej Xhanit.
Malindi zhvilloi disa ndeshje miqësore me Slavian, ku arriti të shënojë edhe në gol.
"Gjithsesi, unë së bashku me menaxherin bullgar dhe një përfaqësues të klubit do të mbërrijmë në Tiranë për të bërë edhe një bisedim të fundit me presidentin e Partizanit, përpara se tëe mbyllet merkato në Bullgari, më 28 shkurt. Me informacionet që kam pritet edhe një pagesë kesh nga Slavia, si mundësi e fundit për të bindur Xhanin dhe për bërë të vetin lojtarin. Nëse palët nuk bien dakord Enco do të vazhdojë të mbetet dhe do të luajë për Partizanin".