E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike e Kenias: Kofi Annan sërish shpëtimtari?

Autori i Lajmit: Redaksia

Johanesburg – Qeveria e rrëmbyer e Kenias është përballë një sfide shumë delikate, derisa dy udhëheqësit kryesorë të vendit, presidenti Mvai Kibaki, dhe kryeministri Raila Odinga – janë përballë një skandali shumë të madh korruptiv. Këto tensione të reja politike rrisin shqetësimet e këtij vendi problematik dhe ngrenë një pyetje shumë delikate, nëse koalicioni konfliktual qeveritar do të arrijë të qëndrojë i bashkuar sa për të kaluar kushtetutën e re që pritet ti japë fund krizës politike të shkuar. Në rast se qeveria dështon ta bëjë diçka të tillë, atëherë pasojat do të jenë shumë të rënda, përfshirë dhe një kthim të dhunës etnike që vrau 1300 persona dhe shpërnguli qindra mijëra të tjerë pas zgjedhjeve të dhjetorit 2007. “Ky është testi ynë më i madh për sa i përket koalicionit qeverisës”, - thotë Vafula Okumu, një kërkues për Afrikën Lindore nga Instituti i Studimeve për Sigurinë në Tshëane (Pretoria), Afrikë e Jugut. “Ky koalicion qeveritar ka tentuar të jetë gjithnjë një qeveri e përkohshme dhe nuk ka pasur asnjëherë dispozicionin për të funksionuar dhe në të ardhmen” Por nëse qeveria do të dështojë në këto momente”, - thotë ai, - përpara se parlamenti i Kenias të krijojë kushtetutën e re dhe një sistem të ri zgjedhjesh të besueshme, vendi do të përfshihet nga një tjetër valë dhune”. Edhe pse për një kohë të gjatë është konsideruar si vendi më i qëndrueshëm dhe funksional në Afrikën Lindore, me një sektor bujqësie shumë të zhvilluar, një demokraci shumë partiake, një shtyp të lirë që godiste herë pas here, dhe me një sistem rrugor, hekurudhor dhe portal nga ku furnizoheshin të gjitha vendet e rajonit me ushqime dhe karburante, Kenia është shndërruar me një shpejtësi befasuese në një vend në prag të kolapsit politik. Për organizatat ndërkombëtare që punojnë në Afrikën Lindore, përfshirë Sudanin, Kenia është shndërruar në një pikë strategjike shumë të rëndësishme për komunitetin ndërkombëtar për tu lënë në mëshirë të fatit. Por bashkimi i dy liderëve politikë të vendit, ashtu siç bëri ish-sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, në janar dhe shkurt 2008, sot është një detyrë shumë e vështirë. Kriza aktuale nisi javën e shkuar, ndërsa një investigim implikoi pjesëtarë kryesorë të kabinetit qeveritar të Kibakit në një skandal korrupsioni. Ata kishin shitur rezervat e misrit në mes të thatësirës dhe kishin devijuar miliona dollarë ndihma të SHBA-së dhe Britanisë që jepeshin për ndërtimin e shkollave në vend. Rezultatet e hetimit u tentuan të mos zbuloheshin, por media nuk pati mëshirë duke shfaqur anëtarët e kabinetit qeveritar si të partisë së kryeministrit Odinga (Lëvizja Demokratike Portokalli) dhe ata të partisë së presidentit Kibaki (Partia për Unitet Kombëtar). Këtë fundjavë, pasi dy qeveritë, amerikania dhe britanikja ndërprenë ndihmën ekonomike për arsimin, për shkak të skandalit, Odinga u kërkoi dy ministrave të implikuar të jepnin dorëheqjen deri sa të përfundonin hetimet. Por presidenti Kibaki e injoroi këtë vendim të Odingas dhe i la në detyrë dy ministrat, duke argumentuar se kryeministri nuk e kishte pushtetin për të pushuar ministrat. Të hënën, zv.kryeministri Musalia Mudavadi mbrojti kryeministrin dhe bëri thirrje që ish-sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, të kthehej sërish në rolin e negociatorit për ti dhënë fund krizës politike që ka mbërthyer vendin. Zoti Anan është në shumë mënyra autori i kësaj “martese” politike mes koalicionit të tanishëm, duke negociuar krizën e zgjedhjeve të 27 dhjetorit 2007, ku të dyja kampet politike pretendonin fitoren. Qëndrimi i palëkundur i Odingës kundër korrupsionit, madje dhe kundër anëtarëve të partisë së tij, ka marrë pëlqimin e popullit kenian, i cili është i lodhur me liderët që drejtojnë vetëm për qëllime përfitimesh personale dhe këtë e tregojnë sondazhet e fundit, të cilat e vendosin Odingën në pozicionin e politikanit më të besueshëm në vend.

Ky lajm është publikuar: 17/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›