Letrat e lidhjes së Kenedit dalin në ankand
Autori i Lajmit: Redaksia
SHBA - Sa do të paguanit për letrat që provojnë një marrëdhënie tradhtie mes ish- presidentit amerikan, Xhon F. Kenedi, dhe një vajze suedeze 21-vjeçare? Duke nisur që nga dita e hënë, këto letra do të dalin për shitje në ankand me çmimin fillestar prej 25 mijë dollarësh sipas faqes në internet të televizionit amerikan “ABC”. Letrat përshkruajnë të gjithë marrëdhënien e presidentit të vrarë amerikan me Gunilla von Post në fillim të viteve 1950. Edhe pse kjo lidhje nisi përpara martesës së tij me Zhaklin Buvier, marrëdhënia e tyre vazhdoi edhe pas kësaj martese. Çifti u takua në rivierën franceze në verën e vitit 1953. Në atë kohë, Xhoni ishte 36 vjeç, 15 vjet më i madh se ajo. Në një letër që daton më 28 qershor 1954, menjëherë pasi çifti Kenedi ishte martuar, presidenti i shkruan Von Postit: “Mund të marrë një varkë dhe të udhëtoj për 2 javë me radhë përreth detit Mesdhe – me ty pjesë të ekuipazhit”. Por këto plane mbetën vetëm në letër, sepse Kenedi pësoi një aksident ku dëmtoi shtyllën kurrizore. Ai i shkroi Von Postit ndërsa ishte duke u rehabilituar në Manhatan: “Do të qëndroj dhe për dy muaj të tjerë në spital. Jam shumë i zhgënjyer që në momentin e fundit nuk arrita dot të mbërrij në Evropë, veçanërisht pas planeve se ti do të mbërrije në Paris dhe prej andej mund tia kishim kaluar shumë mirë...” Ai shkroi më pas se do të vinte ta takonte me siguri. Në një tjetër letër të korrespondencës së tyre, Presidenti amerikan e pyet nëse ekziston mundësia që ajo të vizitojë Amerikën. Tashmë Von Post është 78 vjeçe dhe tregoi për herë të parë për marrëdhënien e saj me ish-presidentin amerikan në një libër në vitin 1997. Ajo dha gjithashtu një intervistë për televizionin ABC po atë vit, ku shprehu dashurinë që ndiente në krahët e presidentit amerikan. “Isha shumë e lumtur kur më shkruante, por unë i thashë se ai ishte burrë i martuar”, - tha ajo për ABC-në. Megjithatë, vitin tjetër ata u bashkuan sërish në një kështjellë të vjetër të Suedisë. “I mora një javë shumë të bukur ku askush nuk mundi të ma merrte. Në letrën vijuese ai shprehet i trishtuar, pasi në një vizitë në Suedi u shoqërua gjithashtu nga gruaja dhe motra. “Është pak vështirë për të përshkruar sesi ndihem tani, e dashura ime suedeze. Jam ulur të tërë ditën në diell dhe kam vështruar oqeanin duke menduar për Gunillan... Gjithë të mirat Xhek”. Çmimi fillestar për letrat që do të dalin të hënën në ankandin online mund të nisin nga 25 mijë dollarë amerikanë, - thotë Doug Allen, president i Legendaryauctions.com, por ai thotë se çmimi do të rritet disa herë. “Ne do tia lëmë tregut të përcaktojë vlerën ekonomike të letrave”, - tha ai për ABC-në. “Unë besoj se çmimi i tyre do të arrijë deri në 100 mijë dollarë”.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2010