E Hënë, 2 Nëntor 2026

Brigel lë jashtë Kombëtares Bushin, Rrakllin dhe Mukën

25/05/2005  Dragusha dhe Jupi e Kapllani, do të jenë të gatshëm për gjermanin në ndeshjet kundër Polonisë, Gjeorgjisë dhe Danimarkës

Federata shqiptare e futbollit ka zbardhur dje listën e futbollistëve, që do të jenë të gatshëm për trajnerin Brigel në ndeshjen miqësore kundër Polonisë këtë

fundjavë dhe listën e futbollistëve për dy ndeshjet eleminatore të Botërorit 2006, kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës. Në bazë të listës anti-Poloni, duket se trajneri gjerman ka prefereuar të lërë pushim disa nga titullarët e Kombëtares, por ajo surpriza vjen nga lista e kombëtares së parë për ndeshjet kundër Gjeorgjisë- Danimarkës. Bien në sy mungesa e tre emrave të njohur mes “gardianëve të vjetër”, Alban Bushi, Altin Rraklli dhe Devi Muka, për të cilët ende nuk janë mësuar arsyet, për mosgrumbullimin e tyre. Po, ashtu ka të rikthyer si Mehmet Dragusha, Edmond Kapllan. Pritet të bëjë debutimin mbrojtësi i Teutës, Arjan Zëre ndërkohë që, një tjetër i rikthyer është edhe ish-mesfushori i Dinamos dhe Tiranës, Redi Jupi. Sektori i Ekipeve Kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka bërë dje publike listën e gjermanit, Hans Peter Briegel për tre takimet e ardhshme. Ndeshja e parë e kuqezinjve do të jetë ajo e të dielës, ku në Varshavë kuqezinjtë do të luajnë një miqësore përballë Polonisë vendase. Në listën e portierëve do të jenë dy kryeqytetasit Isli Hidi dhe Ilion Lika si dhe legjenda e kuadratit shqiptar, Foto Strakosha, i cili megjithëse dha dorëheqjen më parë nga skuadra, duket se nuk e ka të lehtë largimin prej saj. Repartin e mbrojtjes tekniku Briegel e ka mbështetur në futbollistët e kampionatit vendas, ku ka thirrur Armend Dallkun dhe Tefik Osmanin e Elbasanit, Geri Çipin e Tiranës, ndërsa dy futbollistët e huaj të këtij reparti janë Ardian Aliaj dhe Elvin Beqiri. Në mesfushë gjermani ka rikthyer në kombëtare futbollistin kosovar të Eintrachtit të Frankfurtit, Mehmet Dragusha. Forma e mirë që ka kaluar Dragusha gjatë këtij sezoni në kategorinë e dytë gjermane, ka bërë që tekniku Briegel ta rigrumbullojë atë në skuadër. Po ashtu Brigeli për këtë ndeshje i ka besuar sulmin Kapllanit dhe Myrtajt. Në të njëjtën kohë, dje Federata Shqiptare Futbollit ka bërë publike edhe listën e futbollistëve, që gjermani Briegel do të ketë të gatshëm për dy ndeshjet eleminatore të kupës së botës, kundër Gjeorgjisë në 4 qershor në Tiranë dhe katër ditë më vonë në Kopenhagen, kundër Danimarkës. Por, lista e dytë e teknikut të kombëtares sonë, ka disa ndryshime, ku nuk figurojnë emrat e Rrakllit, Bushit e Mukës, dhe janë shtuar Redi Jupi, Shkëmbi e Kapllani. Shqipëria bën pjesë në grupin 2 të eleminatoreve dhe pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara ndodhet në kuotën e gjashtë pikëve, 1 më shumë se Gjeorgjia, që ndodhet në vendin e parafundit. Skuadra gjeorgjiane fitoi 2-0 në Tbilis, ndërkohë që ndeshja e Tiranës në 4 qershor do të luhet pa tifozë, për shkak të dënimit të fushës shqiptare.

MIQESORE

29 maj

Poloni-Shqipëri

BOTERORI 2006

(eliminatoret) Grupi 2

4 qershor

Ukrainë-Kazakistan

Turqi-Greqi

Shqipëri-Gjeorgji

8 qershor

Kazakistan-Turqi

Greqi-Ukrainë

Danimarkë-Shqipëri

Renditja

Ukrainë 17 pikë

Greqia 14

Turqia 12

Danimarka 9

Shqipëria 6

Gjeorgjia 5

Kazakistani 0

Lista anti-Poloni

Portierë

1. Ilion Lika Dinamo

2. Isli Hidi Tirana

3. Foto Strakosha Panionios

Mbrojtësa

4. Armend Dallku Elbasani

5. Tefik Osmani Elbasani

6. Geri Cipi Tirana

7. Adrian Aliaj Oberhauzen

8. Suat Lici Vllaznia

9. Altin Haxhi Apollon Kalamarias

Mesfushorë

10. Klodian Duro Bielefeld

11. Ervin Skela Bielefeld

12. Besnik Hasi Anderlecht

13. Elvis Sina Tirana

14. Mehmet Dragusha Eintracht Francfurt

15. Altin Lala Hanover 96

16. Blendi Shkëmbi Metalurh Zaporishya

Sulmues

17. Florian Myrtaj Catanzaro

18. Edmond Kapllani Karlsruhe

KOMBETARJA

Eliminatorët e Botërorit 2006

Portierë

1. Ilion Lika Dinamo

2. Isli Hidi Tirana

3. Foto Strakosha Panionios

Mbrojtësa

4. Armend Dallku Elbasani

5. Tefik Osmani Elbasani

6. Geri Çipi Tirana

7. Adrian Aliaj Oberhauzen

8. Suat Lici Vllaznia

9. Altin Haxhi Apollon Kalamarias

10.Elvin Beqiri Metalurg Donetsk

Mesfushorë

11. Klodian Duro Bielefeld

12. Ervin Skela Bielefeld

13. Besnik Hasi Anderlecht

14. Elvis Sina Tirana

15. Mehmet Dragusha Eintracht Francfurt

16. Altin Lala Hanover 96

17. Blendi Shkëmbi Metalurg Zaporishya

18. Lorik Cana P.S.G

19. Redi Jupi Diabakirspor

Sulmues

20. Florian Myrtaj Catanzaro

21. Edmond Kapllani Karlsruhe

22. Igli Tare Bolonja

23. Erion Bogdani Verona

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›