E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nga xhelozia, rreh gruan, e bënë për në spital

25/05/2005  Në pranga bashkëshorti 30-vjeçar

ELBASAN – Rreh gruan, derisa e bën për spital, përfundon vetë në pranga. Kallëzimi i bashkëshortes së keqtrajtuar ka sjellë arrestimin nga policia të një 30-vjeçari nga lagjja “5 Maj” e qytetit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 të mbrëmjes së të hënës, kur Pranvera Çekoja, 26 vjeçe, banuese në lagjen “5 Maj”, ka mbërritur me goditje në fytyrë dhe me plagë të tjera në trup në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Gruaja e keqtrajtuar i është përgjigjur pyetjeve të efektivave të policisë, duke deklaruar se ishte rrahur nga bashkëshorti i saj, për të cilin ka depozituar edhe një kallëzim penal. Një ditë më pas, forcat e policisë kanë kryer dhe arrestimin e Pëllumb Çekoja, i cili akuzohet të ketë plagosur me mjete të forta bashkëshorten e tij. Arsyeja kryesore e grindjes midis dy bashkëshortëve ka qenë xhelozia e theksuar e 30-vjeçarit, i cili e ka goditur në një moment të tillë me çfarë ka gjetur në shtëpi. Mësohet se gruaja 26-vjeçare është e para që ka mundur të denoncojë bashkëshortin e saj, pasi në shumicën e rasteve femrat frikësohen nga procedimi deri në gjykatë. Vetëm 3 ditë më parë ka mbërritur një tjetër femër e keqtrajtuar nga qyteti i Cërrikut. Për ngjarjen në fjalë mësohet se gruaja 30 vjeçare është kapur në flagrancë nga bashkëshorti i saj me të dashurin dhe kjo ka qenë arsyeja e keqtrajtimit, sipas policisë, e cila ka bërë vetëm konstatimin e ngjarjes. L.Lleshi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›