“Do ta vrisja se më ngacmonte gruan”

25/05/2005 Konflikti do të zgjidhet nga drejtësia
DEVOLL – Dyshime reciproke për ngacmime të grave kanë çuar dy familje nga një grindje të hapur deri në denoncim në prokurori. Sipas burimeve zyrtare nga policia e prokuroria mësohet se Shpëtim Bregu, banor i qytetit të Bilishtit, në Devoll ka kërcënuar me vrasje bashkëqytetarin e tij, Arben Ago, por në të njëjtën kohë edhe bashkëshorten e tij, Alma Ago, kur kjo e fundit i ka dalë në mbrojtje të shoqit. Sipas familjes Ago, kërcënimi i 39-vjeçarit ka vazhduar për disa ditë me radhë, duke i shqetësuar në çdo kohë. Kërcënimet e tij, tha Arben Ago, vinin përmes telefonit, por edhe duke u gjendur gjithnjë pranë shtëpisë tonë, i gatshëm për të ndërmarrë një veprim për të na vrarë. Për këtë arsye bashkëshortët Ago i janë drejtuar policisë së Devollit dhe në të njëjtën kohë kanë bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës. Sipas burimeve pranë prokurorisë, tashmë ndaj 39- vjeçarit Bregu ka nisur procedimi penal. Aktualisht Bregu ndiqet në gjendje të lirë. E kërcënuara Alma Ago, ka theksuar se kishin përjetuar ditë dhe net të tmerrshme me frikën se ai do të hynte në çdo çast në shtëpinë e tyre për t’i vrarë. Gjithsesi burime të prokurorisë bëjnë të ditur se kërcënimi i Bregut ka qenë vetëm me fjalë dhe me anë të telefonatave. Tashmë po hetohet për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes. Shpëtim Bregu ka konfirmuar se ishte Arben Ago, ai që kishte shqetësuar familjen e tij, pasi siç pretendon Bregu, ka qenë Ago që ngacmonte bashkëshorten e tij. 39-vjeçari ka theksuar se ai nuk mund të qëndronte indiferent në një situatë të tillë, kur bëhej fjalë për nderin e tij.