E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lika, sot lista e përfaqësueses Shpresa

25/05/2005  Ditët e para të qershorit do të shikojnë të impenjuar në arenën ndërkombëtare edhe përfaqësuesen tonë Shpresa. Kombëtarja U-21, e drejtuar nga trajneri, Hasan Lika do të marrë pjesë në ndeshjet e grupit 2, të vlefshme për eliminatore e Kampionatit Europian për këtë moshë. Dhe duket se më në fund, pas një përzgjedhjeje të ngeshme, trajneri Lika, do të bëjë sot publike listën me emrat e lojtarëve, të cilëve do t’u besojë edhe ndeshjen kundër skuadrave homologe të Georgjisë dhe Danimarkës. Një lajm i tillë, u mësua mesditën e djeshme nga zëdhënësi i FSHF-së, Lysien Nurishmi, i cili ka pohuar se në radhët e kombëtares të moshave, pritet të ketë edhe disa surpriza. A. M

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›