E Hënë, 2 Nëntor 2026

Brigitte Nielsen, grushta në transmetim direkt

15/04/2005  Duket se nuk është një ide e mirë të vendosësh Brigitte Nielsen dhe Joan Rivers së bashku në një dhomë. Dhe është akoma më keq, kur para tyre vendos telekamerat. Në këtë mënyrë, gjatë një shfaqjeje televizive, dy aktoret, të dyja protagoniste të “Celebrity Big Brother”, janë sharë me njëra-tjetrën, duke bërtitur dhe përdorur një fjalor të pisët, kur ishin duke folur për ish-burrat e tyre. Zënka ka përfshirë edhe bashkëshortin më të fundit të Nielsen, Mattia Dessi, i cili ka sulmuar Joan.

Bukuroshja eksplozive daneze, 42 vjeçe, ka zgjedhur pikërisht gjuhën italiane për të shprehur sa më mirë veten. Sipas asaj që tregon një i pranishëm në publik: “Joan, 71 vjeçe, ishte duke folur për ish-bashkëshortët e Brigitte, dhe pikërisht në këto momente situata nisi të degjeneronte”. Që të dyja aktoret nisën të ngrinin tonin e zërit, duke ofenduar gjithmonë e më shumë dhe ishte shumë e çuditshme të shikoje se si i gjithë ambienti u përfshi në këtë farsë. Ndoshta, Nielsen është disi e nervozuar, pasi në edicionin e ardhshëm të reality show, është e detyruar të jetojë në të njëjtën shtëpi me ish-vjehrrën e saj, Jackie, mamanë e Sylvester Stallone. Ndoshta tema e “bashkëshortëve”, për Gitte-n, e cila është martuar gjashtë herë, nuk ishte e duhura për të folur në studio. Në fakt, ajo që duhet të ishte një shfaqje televizive, pa dashur u shndërrua në një zënkë me të bërtitura dhe fjalor të pisët. Fatmirësisht, të dy gratë, në fund të emisionit, duket se u qetësuan dhe nisën të shkonin mirë me njëra-tjetrën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›