E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk i jepnin pasaportë për vajzën e sëmurë tenton diegien te hyrja e komisariatit

14/04/2005  Babi ishte i gatshëm t’i falte veshkën, policia e gënjente

BERAT - Një 47-vjeçar, banor i lagjes “Barrikad”, ka tentuar të djegë veten me benzin në hyrje të komisarjatit, pasi polica nuk i ka paisur me pasaport vajzën e tij të sëmurë. Të afërmit e Selman Bufit, bëjnë të ditur se vajza e tij do të shtrohej në spitalin e Patras të Greqisë, për të transplatuar veshkën që do t’ja dhuronte vetë i ati.

Ndërhyrja e policit të shërbimit si dhe e vajzës dhe dhëndrrit të tij e kanë shpëtuar nga vdekja. Sapo kanë parë veprimin, që bëri 47-vjeçari ata ndërhynë menjëherë, duke i marrë shishen palstike 1.5 litërshe, që e kishte mbushur me benzinë. Ndërsa dhëndrri i ka hedhur një xhaketë, që të mos merrte flakë nga shkrepsja, që mbante gati në dorë të ndezur.

Polica pas ngjarjes ka shoqëruar Selamin, si dhe çiftin Miço dhe Maria Dino 25 e 23 vjeç, për rreth 7 orë në ambientet e policisë.

Ngjarja ka ndodhur dje paradite rreth orës 10.00. Ndërkohë mësohet se pas këtij akti të babait, nga ana e policisë i ishte dorëzuar menjëherë pasaporta vajzës.

Sipas pohimeve të çiftit Miço e Marie Dingo, banor të Urës Vajgurore, mësohet se ata kishin aplikuar në zyrën e pranimit të dokumentave për t’u paisur me pasaport, vetëm për Marian në datën 29 mars 2005, pasi ishte e sëmurë dhe do të shkonte të operohej nga veshkat në spitalin e qytetit të Patras, në Greqi.

Megjithëse e sëmurë dhe e tronditur nga ngjarja, Maria, pranon të tregojë në një intervistë për gazetën “Metropol”, ngjarjen dhe “vuajtjet” për sigurimin e pasaportës.

Prej sa ditësh keni bërë kërkesë për t’u paisur me pasaportë dhe pse ajo ju duhej shpejt?

Kam plotë 16 ditë deri në datën 29 mars të këtij viti dhe pasaportën e doja vetëm unë, pasi babi dhe burri e kishin. Pas pasaportës më duhej edhe një vizë, për të shkuar në spitalin e Patras për t’u operuar, pasi unë vuaj nga veshka ndërsa mjekët e Greqisë, më kishin caktura datën për të më operuar. Ata do të më hiqnin një veshkë, që do ma dhuronte babai. Mua më kishin filluar krizat dhe duhej të nisesha menjëherë në spital.

Kishit dokumenta të tjera me vete?

Po, kisha epikrizën, por polica nuk e pranonte dhe se dyshonte, por se përse nuk e di, ndërsa nuk më paisnin me pasaportë. Jo vetëm kaq, megjithëse unë dhe burri vinim ditë për ditë për të marrë pasaportën, askush nuk na ndihmon. Madje, shumë nga shefat e policisë dhe talleshin, duke i thënë burrit, ‘që do të çojmë te ata të krimit ekonomik, pasi ke bërë shumë pasaporta’.

Po dje si ndodhi?

Babi erdhi me ne në polici, si çdo ditë nga ora 08.00 e mëngjesit. Pasi ishte munduar dhe kishte folur me ca persona të policisë, iku shumë i mërzitur. Më pas unë e pashë babanë, që u afrua te porta e policisë dhe kreu veprimin tragjik.

Si veproj babi?

Nuk e di, por kur e pashë, që u shtri më luajti mendja dhe sa e pashë i thirra burrit, Miços dhe i erdhëm në ndihmë, deri sa e shpëtuam. Nuk e di, unë jam 23 vjeçe dhe nuk e kuptoj këtë veprim, që shteti nuk të ndihmon, ndërsa Ambasada Greke me dërgon informacion, për të çuar pasaportën menjëherë. Jam shumë e shqetësuar dhe nuk e di se çfarë do na ndodhin, por më ka marrë shumë frika, pasi jam edhe shumë e sëmurë dhe nuk e di.

“Metropol”/ Disa ditë më parë

Ditë të tëra e radhë të gjata në sportelin e pasaportave

BERAT – Gjendjen e rëndë në sportelin pasaportave në Berat, e denoncoi pak ditë më parë, gazeta “Metropol”. Nën okelion “Për një dokument identifikimi, ju duhet të durojnë edhe fyerjet e

punonjësve të zyrës”, bëhej prezent situata tepër e rëndë në sektorin e pranimit të pasaportave, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit.

Si të mos mjaftojnë radhët e stërgjatura, mësohet se muajt e fundit, punonjësit e këtij sektori kanë nxjerrë edhe rregulla të reja, sipas të cilave, të interesuarit për dokumentin e identifikimit, pavarësisht nga janë, nga qyteti apo fshatrat e thella, duhet fillimisht të shënojnë emrin, dhe një tjetër ditë të paraqiten në sportel për të dorëzuar dokumentat. Pas kësaj, një tjetër ditë, ata duhet të presin sërish në radhët e stërgjatura, për të shtënë në dorë kartonin e pasaportës. Ndërkohë, pas çdo here që paraqiten në sportel, krahas radhave të stërgjatura, atyre ju duhet të përballojnë edhe fjalët fyese të punonjësve të zyrës së pasaportave.

Disa herë zyra e pranimit të pasaportave, në drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit, ka qenë shqetësuese dhe me shumë probleme. Madje deri tani, nga kjo zyrë, për punë të dobët dhe të korruptuar, janë ndëshkuar disa herë punonjësit e saj. Pas këtyre rasteve ndëshkimesh, duket se për këtë zyrë ende kjo sjellje ka ngelur traditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›