Nikol Kidman, e pakënaqur nga jeta e beqares
15/04/2005 Gjithmonë kishte deklaruar se jeta vetëm nuk ishte dhe aq keq, por duket se kohët e fundit, bukuroshja Nikol ka ndryshuar mendim. Që prej disa kohësh, në të vërtetë, gjatë një interviste, ajo ka folur shumë shpesh për ish-bashkëshortin e saj, aktorin Tom Kruiz, si dhe në përgjithësi për dashurinë, duke i dhënë mundësi vëzhguesve më të rregullt të dalin në përfundimin se Kidman nuk duket fort e kënaqur, tashmë nga jeta vetëm.
Gjatë prezantimit të parë evropian në Berlin të filmit të saj më të fundit, me titull “Përkthyesja”, e Sydney Pollack, ylli hollivudian ka treguar shumë qartë se, tashmë ishte shumë e mërzitur me vetminë dhe nuk po e duronte dot më atë. “Do të martohesha sërish me shumë dëshirë”, është shprehur aktorja australiane, e cila nuk ka harruar të theksojë faktin sesi burri i ëndrrave të saj, nuk është shfaqur akoma. “Unë pres dhe shpresoj që ai të më gjejë”, ka bërë të ditur Kidman, disi në siklet. “Tashmë do të skuqem e tëra”, ka shtuar menjëherë më pas ish-bashkëshortja e Tom Kruiz.
E deri në momentin që të gjejë njeriun e duhur, Nikol Kidman është duke parë si mundësi Sean Penn, me të cilin ka interpretuar në “Përkthyesja”. “Mendoj se në këtë film ai është shumë seksi”, shprehet ajo. “E kisha takuar dhe më parë në disa mbrëmje në Hollivud, por nuk dija shumë gjëra për të. Më ka çuditur shumë humori dhe zemërgjerësia e tij. Dëshiron që t’i të shfaqesh mirë përkrah tij”, ka përfunduar ajo. Në filmin e Pollack, Kidman është një përkthyese, e cila punon në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara, në pozicionin e sekretares. Kur rastësisht ajo bëhet dëshmitare e një komploti për vrasjen e një diktatori afrikan, hyn në botën e shërbimeve sekrete dhe klaneve rivale. Në film, i cili do të publikohet në Gjermani më 21 prill, Sean Penn interpreton rolin e një agjenti të FBI-së. Por është vështirë të mendohet se mund të bëhet fjalë për një histori dashurie ndërmjet aktores bukuroshe dhe ish-bashkëshortit të Madonnas. Penn, nga ana e tij, nuk ka kursyer komplimentet për Nikol, por në më shumë se një rast ka deklaruar se është tepër besnik ndaj Robin Wright, aktores dhe bashkëshortes së tij, e cila mesa duket është edhe tepër xheloze. E në këtë mënyrë, Kidman i duhet ta përqëndrojë vëmendjen te dikush tjetër, të cilin nuk ka dyshim se do ta gjejë shumë shpejt.