E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brindisi, përplaset me digën trageti i Vlorës

Incidenti

Një traget udhëtarësh, i cili po përgatitej të nisej në drejtim të Vlorës është përplasur dje me digën në afërsi të Portit të Brindisit në Itali. Lajmi është bërë publik nga mediat lokale italiane, sipas të cilave, nga përplasja nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Në traget ndodheshin 234 pasagjerë dhe 18 automjete.

Mësohet se trageti shkoi në drejtimin e kundërt me itinerarin e duhur të lundrimit, vetëm pak minuta pasi ishte nisur nga Porti i Brindisit. Ekspertët thanë se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një problem teknik me tragetin. Menjëherë ekuipazhi ka raportuar problemin pranë Kapitanerisë së Brindisit dhe drejt tragetit janë dërguar forcat e ndihmës së shpejtë.

Trageti ka mbetur në vend, ndërkohë që udhëtarët janë evakuuar dhe kanë udhëtuar për në Vlorë me një mjet tjetër lundrues.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›