E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë

Dukuria

Disa lëkundje të lehta toke u regjistruan dje në mesditë në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Tërmeti u regjistrua në orën 13:00 dhe sipas të dhënave ai ishte me magnitutë 4.4 të shkallës Rihter. Lajmi fillimisht u publikua në agjencinë italiane të lajmeve ANSA, që iu referua një buletini të lëshuar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës. Ky i fundit kishte kapur lëkundjet sizmike në një zonë mes Shqipërisë dhe Greqisë në Jug të vendit tonë. Sipas ANSA-s, fenomeni është ndier lehtë edhe në territorin italian, në brigjet e Pulias. Nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›