E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga shqiptarit, do t'i shiste armë policit

Greqi

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia helene, pasi akuzohet se do të trafikonte armë. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë greke. Sipas të dhënave, ndalimi i shqiptarit, emri i të cilit nuk është publikuar, është kryer pasi kishte lënë takim me një blerës, por që në fakt ishte një efektiv policie. Uniforma blu kishte rënë dakord me një shqiptar që ai t’i sillte nga Shqipëria një pistoletë tip “Zastava” kundrejt shumës 500 euro. I riu shqiptar kaloi kufirin me makinën e tij, i shoqëruar nga një person tjetër. Sapo u bë gati të dorëzojë armën, policia e ka vënë në pranga, duke i sekuestruar pistoletën dhe makinën. Policia vazhdon hetimet për të vërtetuar nëse shqiptari kishte trafikuar edhe më parë armë, ose nëse kishte bashkëpunëtorë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›