Britani, 109-vjeçarja “fyhet” nga Mbretëresha
Një nga gratë më të vjetra të Anglisë, Catherine Masters, merr çdo vit me mirësjellje një kartolinë në përvjetorin e lindjes nga Mbretëresha Elisabeta. Nuk është pak por ajo që nuk shkonte për 109-vjeçaren ishte fare e dukshme. Ajo ka vënë re se kartolina e mbretëreshës Elisabeta për 109- vjetorin e saj ishte identike me atë të marrë për ditëlindjet numër 105, 106, 107 dhe 108. Dhe kështu ka marrë një laps dhe një letër dhe i ka shkruar Madhërisë së saj, duke i kërkuar një trajtim më pak “burokratik”. Dhe mundi nuk i shkoi dëm. Princi William ka kërkuar falje duke shkuar në qendrën e të moshuarve “Grange di Stanford” në Oxfordshiren. Ai ka biseduar për rreth 40 minuta me 109 vjeçaren, duke përmendur receta kuzhine dhe historinë e Anglisë. Ajo e emocionuar i tha princit se Mbretëresha do të bënte mirë të ndërronte fustan në fotografitë e veta që i dërgonte me urimet. Princi e ka ftuar në pallatin “Buckingham” më 7 qershor.