E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Zgjedhjet e përgjithshme në fund të 2011

 

Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të mbahen në fund të vitit 2011, kështu ka bërë të ditur përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith. Ai ka thënë se para këtyre zgjedhjeve duhet të bëhet regjistrimi i popullsisë në Kosovë, që do të organizohet në fillim të vitit 2011. Feith shtoi se do të ketë edhe një numër ngjarjesh të tjera të rëndësishme, si studimi i fizibilitetit që Kosova të kalojë në procesin e stabilizimit e asociimit, i cili do të kryhet këtë vit nga komisioni. “Do të ketë një raport të përparimit. Pra, ka një numër afatesh të rëndësishme që janë vendosur dhe për të cilat duhet punuar”, tha Feith në një intervistë për BBC-në gjatë qëndrimit në Londër. Në bazë të Kushtetutës, Presidenti Sejdiu shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë të tij. Pavarësisht dispozitave të tjera të kësaj Kushtetute, Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil, në pajtim me Propozimin e Ahtisarit është autoriteti përfundimtar në Kosovë lidhur me interpretimin e aspekteve civile të Propozimit Gjithëpërfshirës. Feith tha se tani është koha për bashkëpunim mes Beogradit dhe Prishtinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›