Kushtet për të përfituar bursa për universitet e master në Greqi
Qeveria e Greqisë ka vendosur të japë bursa për studime universitare dhe pasuniversitare në dy nga universitet më të njohura të shtetit fqinj. Sipas njoftimit të ambasadës, “Ministria e Jashtme e Greqisë, Drejtoria e Çështjeve Kulturore, akordon bursa për qytetarë shqiptarë për vitin akademik 2009-2010, për studime universitare dhe pasuniversitare në Institucionet e Larta Arsimore (AEI) dhe Institucionet Arsimore Teknologjike (TEI) të Greqisë”. Për të përfituar nga bursat, të interesuarit mund të tërheqin njoftimin së bashku me materialin informues për kushtet e pjesëmarrjes dhe kërkesën e kandidimit, në Ambasadën e Greqisë (hyrja qendrore), nga dita e hënë deri të premten, nga 10.00–17.00. “Dosjet e kandidimit të së interesuarve duhet të dorëzohen në të njëjtin vend dhe orar, që nga dita e hënë 25 maj deri të premten 24 korrik 2009”, theksohet në njoftimin e Ambasadës së Greqisë.