E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Financial Times”: Shqipëria i “shpëton” krizës së Evropës

 

Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e gazetës prestigjioze “Financial Times”, për ecurinë ekonomike në këtë moment recensioni ndërkombëtar. Në një shkrim të botuar dje, FT, thekson se: “Shqipëria ndryshe nga sa pritej duket si një pikë e ndritshme në hartën ekonomike të Evropës, me institucionet ndërkombëtare që ende parashikojnë rritje pozitive me rreth 1.2 për qind këtë vit”. Sipas gazetarit, ndërsa fqinjët e saj të Ballkanit kanë ngërç financiar dhe kërkojnë ndihmë urgjente financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, vendi i dytë më i varfër i Evropës, pas Moldavisë, siguroi një kredi tregtare afatmesme muajin e kaluar prej 250 milionë eurosh (340 milionë dollarë, 224 milionë funt), në marrëveshje me “Deutsche Bank”, dhe “Alpha Bank” të Greqisë. Fondi i mundëson qeverisë së krahut të djathtë të Kryeministrit Sali Berisha, të përfundojë autostradën kryesore për në Kosovë, një projekt kyç i infrastrukturës. Në shkrim citohet edhe Ardian Fullani, Guvernatori i bankës qendrore, i cili thekson se kredia e dhënë nga bashkësia ndërkombëtare ka rritur besueshmërinë e Shqipërisë për investitorët e huaj dhe ka ndihmuar në mbështetjen e likuiditetit në tregun e brendshëm të bonove. “Ne jemi duke e kaluar krizën me më pak dhimbje se të tjerët. Kërkesa është ende atje dhe buxheti deficiti është nën kontroll”, tha ai.
Zgjerimi i kredive parashikohet të ngadalësohet këtë vit nga 36 për qind në rreth 15 për qind, “rezultat i shëndetshëm në këto kohë”, tha Fullani. Filialet e bankave austriake, italiane dhe greke që kontrollojnë më shumë se 70 për qind të aseteve “janë të mirëkapitalizuara, të përfitueshme dhe janë zhvilluar fort në një seri testesh stresuese që ne filluam vitin e kaluar”, theksoi Guvernatori. Ndërsa Shqipëria mund të përfitojë nga të qenit e kontrolluar (asaj i mungon një vlerësim i pavarur për kreditë), sipas gazetës, nuk i ka shpëtuar ndikimit të rënies. “Është më mirë se të tjerët, por projeksionet e këtij viti ende shënojnë një rënie dramatike pas disa vitesh rritje nga 6 deri në 7 për qind”, tha Jens Bastian, ekonomist në “Eliamep”, një bazë vlerësimesh ekonomike në Athinë. Eksporti i kromit dhe bakrit është ngadalësuar, së bashku me të ardhurat nga punëtorët emigrantë, të cilat ishin vitin e kaluar në rreth 1 miliard euro. Megjithatë, investitorët ende po tregojnë interes. Tirana kohët e fundit ka nënshkruar projekte energjetike me vlerë më shumë se 3 miliardë dollarë me kompani italiane, austriake dhe norvegjeze për t’i dhënë fund një mungese kronike të energjisë elektrike dhe për ta bërë Shqipërinë një potencial energjetik. “Ne mendojmë se Shqipëria mund të bëhet një qendër e rëndësishme tregtare rajonale”, tha Philip George nga “Zumax”, një kompani me bazë në Zvicër që ka ofruar 400 milionë euro koncesion për modernizimin e portit të Vlorës. Fullani tha se qeveria, që do dalë nga zgjedhjet parlamentare të qershorit do të kërkonte një marrëveshje të re me FMN-në, me qëllim që të ruhet besimi te investitorët e huaj. “Jo marrëveshje financiare, por asistencë teknike për më tepër reforma strukturore”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›