Britani, 8 shqiptarët më të kërkuar nga Interpoli
Scotland Yard ka nisur një operacion për kapjen e 16 kriminelëve të rrezikshëm nga Evropa, që dyshohet se fshihen në Britaninë e Madhe. Mes listës së personave të kërkuar janë edhe tetë shtetas shqiptarë, të cilët kërkohen nga zyra e Interpol-Tiranës. Të kërkuarit shqiptarë janë të dënuar në mungesë për vrasje, prostitucion, drogë, trafik armësh dhe grabitje me armë. Mediat angleze shkruan dje se një pjesë e të arratisurve të rrezikshëm dyshohen se fshihen në Britaninë e Madhe. Sipas tyre, ka nisur një gjueti për kapjen e 16 prej tyre, për të cilët ka informacione se ata ushtrojnë aktivitet kriminal edhe në Britaninë e Madhe dhe të gjithë janë nga Evropa Lindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Është e sigurt se fshihen në Londër të paktën katër prej tyre. Kjo ka vënë në lëvizje edhe strukturat sekrete, të cilat nuk duan të lejojnë që kriminelë të rrezikshëm si ata të veprojnë të qetë në Britani. Interesant mbetet fakti se tetë prej tyre, ose e thënë ndryshe gjysma e të kërkuarve janë shqiptarë. Madje, Interpoli ka fotot e shtatë prej tyre dhe vetëm për njërin nuk disponon fotografi, pasi është arratisur që në moshë të mitur.
Historitë kriminale
Një nga shqiptarët më të kërkuar në Angli, që është dhe në krye të listës së Interpolit, është Durim Gremaj. 35-vjeçari, i cili ka lindur në Fier, është dënuar në mungesë me 15 vjet burg për përdhunimin e një vajze në vitin 2001. Që në atë kohë, ai është larguar nga Shqipëria dhe nuk dihej vendstrehimi i tij, por tashmë mendohet se ai fshihet në Londër. Veç tij, në Angli mendohet se fshihet edhe Agim Kabashi, 39 vjeç, nga Kukësi. Ai akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda se ka tentuar të trafikojë një vajzë të mitur drejt Anglisë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2003, kurse pak kohë më parë, organi i akuzës kërkoi edhe sekuestrimin e pasurisë së tij, që dyshohet se është vënë nëpërmjet aktiviteteve të dyshimta. Masa e sekuestros është kërkuar për një vilë trekatëshe, në Lagjen Nr. 14 në Durrës, që mendohet se është pronë e të pandehurit. I treti në listë, që kërkohet në Angli, është Xhevat Kaca. 33-vjeçari nga Librazhdi akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura dhe për shfrytëzim femrash për prostitucion. Aktiviteti i tij kriminal, që dyshohet se ka nisur prej vitesh, është shtrirë edhe në Britaninë e Madhe, ku mendohet se ai fshihet aktualisht. Listës i shtohet më tej edhe Sherif Murati, 41 vjeç, nga Fieri. Ai është dënuar në mungesë me 25 vjet burg për vrasje të ndodhur në vitin 2007. Bëhet fjalë për ekzekutimin e Dhimitraq Dimos më 21 gusht të vitit 1997 në Fier. Po nga Fieri kërkohet edhe Nikollaq Naci, 44 vjeç, i dënuar në mungesë me 13 vjet burg. Vendimi për të është dhënë nën akuzën e trafikut të drogës dhe të armëve. Policia kishte mbledhur informacion se ai merrej me këtë aktivitet kriminal dhe gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjetën 4 kilogramë heroinë dhe disa armë zjarri, që i mbante pa leje. Ndërkaq, i gjashti në listën e shqiptarëve të kërkuar nga Britania e Madhe është Dritan Shkurti. 33-vjeçari nga Kurbneshi është dënuar me 22 vjet burg për vrasjen e Tanush Hasanit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998. Më pas në listë vjen edhe Shaqir Ziko. 28-vjeçari nga fshati Prishtë i Skraparit është shpallur në kërkim pasi drejtësia shqiptare e ka dënuar me 22 vjet burg për grabitje me armë, me pasojë vdekjen e një personi. Sipas të dhënave nga dosja penale e tij, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 1997. Policia detajoi se në atë kohë, ai ka marrë pjesë në grabitjen me armë të një furgoni që transportonte para, ku ka mbetur i vrarë një person. Ndërsa rasti i fundit ka të bëjë me Gentian Dodën. 30-vjeçari nga Tirana është i kërkuar për dy vrasje. Ai akuzohet se ka qenë i përfshirë në sulme me armë në vitin 1997, në kohën kur ishte vetëm 18 vjeç. Tashmë, barra i ka rënë policisë angleze për gjetjen e tyre pas informacioneve se ata fshihen në këtë vend. Madje gjatë operacionit një prej 16-shes është arrestuar, por ai është një bullgar i kërkuar për krime të ndryshme.
Lista
Shqiptarët që dyshohen se
fshihen në Britaninë e Madhe
Durim Gremaj, 35 vjeç, nga Fieri, i dënuar me 15 vite burg në mungesë për përdhunim në vitin 2001
Agim Kabashi, 39 vjeç, nga Kukësi, trafikant fëmijësh për prostitucion, (në vitin 2003 tentoi të trafikonte një vajzë në Angli)
Xhevat Kaca, 33 vjeç, nga Librazhdi, trafikant dhe shfrytëzues vajzash për prostitucion
Sherif Murati, 41 vjeç, nga Fieri, i kërkuar për vrasje në vitin 1997 dhe i dënuar me 25 vite burg
Nikollaq Naci, 44 vjeç, nga Fieri, trafikant droge dhe armësh, i dënuar me 13 vite burg, pasi në shtëpi iu gjetën 4 kilogramë heroinë dhe armë zjarri pa leje
Dritan Shkurti, 33 vjeç, nga Kurbneshi, i dënuar me 22 vite burg për vrasjen e Tanush Hasanit në vitin 1998
Shaqir Ziko, 28 vjeç, nga fshati Prishtë i Skraparit, grabitës me armë, vodhi një furgon që transportonte para, i dënuar me 12 vite burg.
Gentian Doda, 30 vjeç, i kërkuar për dy vrasje
Sherif Murati
Vrau shoferin pasi
i aksidentoi babanë
I kërkuari shqiptar, Sherif Murati, i cili dyshohet se fshihet në Angli, vrau një shofer pas një aksidenti në rrugë. Sipas dosjes penale, më datë 21 gusht 1997, rreth orës 10:30, viktima Dhimitraq Dimo ka qenë duke kaluar me mjetin e tij në qytetin e Fierit. Tek ish-mapoja në drejtim të Turizmit, kur ka frenuar, ka goditur me makinë dhe rrëzuar përtokë babanë e Sherif Muratit, Jasinin, që ishte duke ecur në anë të rrugës. Ky është bërë shkak, që ata të grinden dhe goditen me njëri-tjetrin. Në këtë moment, ka mbërritur aty, rastësisht, vëllai i Sherifit, Besnik Murati, i cili është përfshirë në këtë grindje. Pasi ata janë goditur, në momentin që ishin të shtrirë përtokë, ndërsa viktima ka hipur në makinën e tij për t‘u larguar, në vendin e ngjarjes ka ardhur Sherif Murati, i cili ka qëlluar katër herë me pistoletë ndaj viktimës. Ai ka mundur të lëvizë mjetin, më pas është përplasur me dy makina të tjera dhe gjatë transportimit për në spital, ka gjetur vdekjen.