E Diel, 1 Nëntor 2026

Pret damarët e dorës, familjarët shpëtojnë në kohë adoleshenten

Një 17-vjeçare ka tentuar t‘i japë fund jetës, duke prerë damarët, por ndërhyrja në kohë i shpëton jetën. Dje, rreth orës 10:10, e mitura S.P, lindur në Tropojë dhe banuese në fshatin Arapaj të Durrësit, është paraqitur në spitalin e qytetit bregdetar me damarët e njërës dorë të prerë. Nga veprimet e para dhe deklarimet e familjareve rezultoi se vajza ka qenë duke bërë punët e shtëpisë kur e ëma e ka gjetur duke larë dorën të cilën e kishte me gjak dhe më pas i ka rënë të fikët në shtëpi. Menjëherë familjarët e kanë dërguar në spital, ku mjekët konstatuan se ishte dëmtuar në dorën e majtë te damarët afër kyçit. Mbas mjekimeve të marra, bëhet e ditur se vajza është jashtë rrezikut për jetën dhe se është larguar për në banesën e saj. Ndërkaq u krye ekspertimi mjekoligjor dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga ana tjetër, policia deklaroi se ka nisur hetimet për çështjen, për veprën penale të "shkaktimit të vetëvrasjes së mbetur në tentativë".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›