Rusët, trena të blinduar drejt Çeçenisë
Autori i Lajmit: Redaksia
Moskë – E kanë pagëzuar si “Lufta e trenave”, ndërsa rebelët çeçenë godasin trenat me kurthe eksplozivi apo kamikazë, duke përdorur një taktikë luftarake tipike terroriste. Rusët reagojnë duke dërguar në Çeçeni, Dagestan apo Ingusheti trena të blinduar. Komanda ruse ka mobilizuar repartet speciale që shoqërojnë trenat e pajisur me armatime. Në mes të viteve 90, trupat ruse kishin ndjekur këtë praktikë duke çuar mallra dhe shërbime në destinacionin e duhur, që kryesisht ishin bazat ruse nëpër vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, ekspertët janë të mendimit se rebelët do të gjejnë mënyra të tjera si sabotimi i linjave hekurudhore. Edhe në të shkuarën çeçenët kanë realizuar taktika të ndryshme për të penguar lëvizjen e trenave të blinduar. Ndërkohë, për sa i përket atentatit vdekjeprurës në metronë e Moskës, një grup separatist çeçen, me karakter islamik, ka mohuar përgjegjësinë për atentatin e dyfishtë të kryer 3 ditë më parë. “Nuk e kemi kryer ne sulmin në Moskë dhe nuk e dimë se kush e ka bërë”, - ka deklaruar një zëdhënës i organizatës, duke folur në telefon nga Turqia. I njëjti burim ka shtuar se grupi i tij ka planifikuar sulme në territorin rus, por kundër objektivave me vlerë ekonomike dhe jo kundër civilëve. Ndërkohë, presidenti rus Dmitri Medvedev, pas atentateve që shkaktuan 39 viktima, ka firmosur dje dekretin për një sistem sigurie në sektorin e transporteve. Objektivi, sipas zyrës së shtypit të Kremlinit është garancia e sigurisë në metro dhe parandalimi i sulmeve terroriste. “Rusia nuk do tu lejojë terroristëve që të përhapin panik në vend”, - ka deklaruar Medvedev. Shefi i Kremlinit ka konfirmuar më tej dyshimet se dy atentatet e kryera në Moskë dhe ato në Dagestan janë hallka të të njëjtit zinxhir.
Ky lajm është publikuar: 01/04/2010