E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani; Studentët e huaj “shpëtojnë” nga ligji mbi emigracionin

Një amendim në ligjin mbi emigracionin është ideuar në Britaninë e Madhe për të thjeshtuar marrjen e lejes së qëndrimit nga studentët, jo vetëm gjatë viteve të universitetit, por edhe pasi e kanë mbaruar atë. Në këtë mënyrë, një student që do të përfundojë shkollën në Britaninë e Madhe do të ketë mundësi të qëndrojë në këtë vend, vetëm duke siguruar një vend pune, sipas mendimit të ri. E për këtë ndryshim është nevojitur një statistikë ekonomike, sipas të cilës studentët e huaj i japin Mbretërisë së Bashkuar 8.3 milionë stërlina, një shifër që i nevojitet vendit britanik. Vitin e kaluar Britania e Madhe miratoi një ligj për vështirësimin e emigracionit, përfshi këtu edhe atë të studentëve, edhe pse u kritikua ashpër nga një pjesë e shoqërisë civile. Në Britani ka dhjetëra studentë shqiptarë të organizuar në Rrjetin e Studentëve Shqiptarë të Britanisë së Madhe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›