Licencohet universiteti nën bekimin e oborrit mbretëror
Oborri mbretëror i pretendentit për fronin Leka Zogu, tashmë do të ketë edhe një universitet nën bekimin e tij. Universiteti “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë” mori miratimin e Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e djeshme, pas propozimit të ministrit të sapoemëruar, z. Fatos Beja. Universiteti i ri, për të cilin është aplikuar përpara dy vitesh do të ketë si qendër, jo Tiranën, por vendorigjinën e pretendentit për fronin mbretëror, Burrelin.
Miratimi
Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës bëjnë të ditur se ky universitet nuk ka për pronar oborrin mbretëror. Por, në bazë të informacioneve që ka arritur të mbledhë gazeta, pretendenti për mbret ka dhënë lejen për emrin që do të mbajë ky universitet. Në vendimin e djeshëm të qeverisë është përcaktuar se “institucioni i arsimit të lartë, privat, “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, do të organizohet në dy fakultete: Fakulteti i Infermierisë, me programin e studimit në formën e studimit me kohë të plotë, “Infermier i përgjithshëm” (3 vite akademike) dhe Fakulteti i Mësuesisë, me programin e studimit, në formën e studimit me kohë të plotë, “Mësues i ciklit të ulët” (3 vite akademike).
Ky universitet, që është i pari që ka qendrën jashtë Tiranës, do të ofrojë, sipas vendimit, vetëm programe studimi të ciklit të parë, të cilat do të zgjasin 3 vite akademike dhe në përfundim të studimeve, do të lëshojë diplomën e nivelit të parë në fushën e arsimit të kryer.
“Ngarkohet institucioni i arsimit të lartë, privat, “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, pas vitit të parë, nga një personel akademik i huaj, me kualifikimin e nevojshëm”, – përcaktohet në këtë vendim, ndërkohë që do të akreditohet së bashku me universitetet e tjera muajt në vijim.
Universitete në Shqipëri e Kosovë
Ky nuk është universiteti i parë që ka marrë titull mbretëror. Pretendenti për këtë fron, Leka I Zogu ka edhe një universitet tjetër, që është nën mbikëqyrjen e tij. Bëhet fjalë për Universitetin Mbretëror “Iliria”, që ushtron veprimtarinë e vetë në Kosovë dhe që është dekretuar si universitet mbretëror në dhjetor të vitit 2006. Në çdo vizitë zyrtare të kryer në Kosovë, familja mbretërore ka kryer takime të posaçme në këtë universitet.
Liberalizimi i tregut të arsimit të lartë është një ndër prioritetet e qeverisë shqiptare. Ndonëse gjatë vitit të parë të liberalizimit u licencuan 14 universitete private, në vitet në vijim ky ritëm ra. Tashmë, duket se Këshilli i Ministrave i është kthyer licencimit të universiteteve private, që do të krijonte më shumë konkurrencë në tregun akademik.