E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, çmendet shoferi, vret 12 persona



Një 52-vjeçar britanik me një “Citroen Picasso”, Derik Bërd ka udhëtuar me makinë duke qëlluar me armë zjarri në shumë qytete të zonës Kumbria në Britani. Prej disa orësh, policia britanike e ka ndjekur duke iu dhënë rekomandime të vazhdueshme banorëve të rajonit që të qëndronin në shtëpi. Ata kanë gjetur më pas kufomën e shoferit të çmendur, i cili me sa duket ka vrarë veten pasi shkaktoi vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 25 të tjerëve. Masakra nisi në 10:35 të mëngjesit. Nuk dihen ende arsyet që e çuan Bërd të krijonte këtë situatë. Në zonën Kumbria ndodhet edhe impianti i madh atomik në Sellafield dhe kangjellat e tij u izoluan, ndërsa punëtorët e turnit të pasdites ishin urdhëruar të qëndronin në shtëpi për arsye sigurie. Në një konferencë të shkurtër për shtyp në Uajt-hevën, shefi i policisë lokale tha se skuadrat e hetimit po punonin në 30 skena të ndryshme krimi, dhe nuk është ende i qartë numri i saktë i viktimave. Bërd ka përdorur një pushkë dhe një pistoletë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›