E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina, operohet një “djalë breshkë”



Maimaiti Hali, nga Kina, prej tetë vitesh ka jetuar me një “zhguall breshke” në kurriz, për shkak të një deformimi që në lindje. Fëmijët e tjerë e thërrisnin djali-breshkë, pasi në kurrizin e tij kishte një shtresë të fortë lëkure të mbuluar me qime. Por problemi i tij me sa duket mbaroi falë një operacioni kirurgjik që zgjati dy orë. Mjekët e Spitalit të Përgjithshëm Ushtarak në Urumqi, pothuajse kanë bërë një mrekulli. Sipas britanikes “The Sun”, babai i Maimaiti Musai u shpreh i kënaqur. “Hali nuk e duronte dot më të tallej nga moshatarët e tij”, tha ai, duke falënderuar mjekët. Sipas Ye Xiangpo, kryekirurgu i operacionit delikat, nuk e konsideroi një punë të lehtë, pasi “Lëkura e hequr ishte si ajo e demave. Ndërsa për sipërfaqen e re të kurrizit përdorëm lëkurë koke, e cila rritet me shpejtësi”. Ndërsa djali tha se “tani mund të heqë lirisht bluzën, të shkojë në pishinë e të notojë pa pasur frikë se të tjerët do të qeshin me mua”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›