Britani, hemorragji në kabinet, Braun: Nuk do të largohem
Qeveria laburiste e Gordon
Braunit po kalon
periudhën e saj më të
vështirë, me gjithë krizën
e brendshme që ka shkaktuar
disbalanca të mëdha dhe rrezikim
të vetë postit të Kryeministrit.
Ai, megjithatë, deklaroi se
nuk do të largohet nga detyra.
Vetëm dje, janë larguar nga kabineti
dy ministra, Geoff Hoon
dhe John Hutton. Braun, në një
konferencë për shtyp që ka dhënë
pas këtyre njoftimeve, pranoi se
kishte pësuar një goditje të rëndë,
por do të vazhdonte luftën për
të forcuar ekonominë e vendit
dhe për të pastruar politikën. Ai
pranoi se laburistët po përjetonin
një periudhë të dhimbshme
dhe të vështirë dhe se ai nuk do
të ikte, por do të vazhdonte me
detyrën. Sipas tij, kriza aktuale
qeveritare dhe parlamentare e
nisur nga keqpërdorimi i fondeve
të parlamentarëve ishte një provë
për nervat e të gjithëve, ato personale
të Kryeministrit, të qeverisë
dhe të mbarë popullit. "Unë kam
besim në kryerjen e detyrës sime
dhe besoj se nuk do ta le kurrë
detyrën në kohë të vështira",
deklaroi Braun në konferencën
për shtyp. Por spekulimet në
lidhje me të ardhmen e tij kanë
vazhduar edhe dje. Një pjesë
e të ikurve i kanë bërë thirrje
Kryeministrit që të lërë detyrën.
Ndërkohë Braun është i detyruar
që të ndryshojë konfi guracionin
e kabinetit qeveritar. Po dje, britanikët
kanë hedhur edhe votën
për përfaqësuesit në Parlamentin
Evropian dhe rezultati i tyre do të
tregojë realisht edhe shkallën e
problemit që po përjeton Partia
Laburiste Britanike. Sipas sondazheve,
në krye qëndrojnë prej kohësh
konservatorët, të cilët, nëse
zgjedhjet do të mbaheshin sot,
do të fi tonin në shumicë, duke
lënë pas ndjeshëm laburistët. Një
pjesë e madhe e parlamentarëve
laburistë, por edhe konservatorë
janë larguar nga detyra, ose nuk
do të kandidojnë zgjedhjet e
ardhshme, për shkak të keqpërdorimit
që i kanë bëtë parave të
taksapaguesve britanikë. Ky është
një nga skandalet më të mëdha
dhe gjithëpërfshirëse në Parlamentin
Britanik, që kulmoi edhe
me dorëheqjen për herë të parë
në 30 vjet të Kryeparlamentarit,
dy javë më parë.
Braunit po kalon
periudhën e saj më të
vështirë, me gjithë krizën
e brendshme që ka shkaktuar
disbalanca të mëdha dhe rrezikim
të vetë postit të Kryeministrit.
Ai, megjithatë, deklaroi se
nuk do të largohet nga detyra.
Vetëm dje, janë larguar nga kabineti
dy ministra, Geoff Hoon
dhe John Hutton. Braun, në një
konferencë për shtyp që ka dhënë
pas këtyre njoftimeve, pranoi se
kishte pësuar një goditje të rëndë,
por do të vazhdonte luftën për
të forcuar ekonominë e vendit
dhe për të pastruar politikën. Ai
pranoi se laburistët po përjetonin
një periudhë të dhimbshme
dhe të vështirë dhe se ai nuk do
të ikte, por do të vazhdonte me
detyrën. Sipas tij, kriza aktuale
qeveritare dhe parlamentare e
nisur nga keqpërdorimi i fondeve
të parlamentarëve ishte një provë
për nervat e të gjithëve, ato personale
të Kryeministrit, të qeverisë
dhe të mbarë popullit. "Unë kam
besim në kryerjen e detyrës sime
dhe besoj se nuk do ta le kurrë
detyrën në kohë të vështira",
deklaroi Braun në konferencën
për shtyp. Por spekulimet në
lidhje me të ardhmen e tij kanë
vazhduar edhe dje. Një pjesë
e të ikurve i kanë bërë thirrje
Kryeministrit që të lërë detyrën.
Ndërkohë Braun është i detyruar
që të ndryshojë konfi guracionin
e kabinetit qeveritar. Po dje, britanikët
kanë hedhur edhe votën
për përfaqësuesit në Parlamentin
Evropian dhe rezultati i tyre do të
tregojë realisht edhe shkallën e
problemit që po përjeton Partia
Laburiste Britanike. Sipas sondazheve,
në krye qëndrojnë prej kohësh
konservatorët, të cilët, nëse
zgjedhjet do të mbaheshin sot,
do të fi tonin në shumicë, duke
lënë pas ndjeshëm laburistët. Një
pjesë e madhe e parlamentarëve
laburistë, por edhe konservatorë
janë larguar nga detyra, ose nuk
do të kandidojnë zgjedhjet e
ardhshme, për shkak të keqpërdorimit
që i kanë bëtë parave të
taksapaguesve britanikë. Ky është
një nga skandalet më të mëdha
dhe gjithëpërfshirëse në Parlamentin
Britanik, që kulmoi edhe
me dorëheqjen për herë të parë
në 30 vjet të Kryeparlamentarit,
dy javë më parë.