E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama në Gjermani, pas vendeve arabe. Takohet me Merkel

Presidenti Barak Obama, pas Arabisë
Saudite dhe Egjiptit, ka fl uturuar drejt
Evropës, Gjermanisë, ku është takuar me
kancelaren gjermane Merkel. Edhe në
këtë takim, ai ka përmendur çështjet e
konfl iktit në Lindjen e Mesme,
duke e parë zgjidhjen e tij si
një pikë kyçe për përmirësimin
e imazhit të vendit të
tij në vendet myslimane.
Gjermania ishte stacioni i
tretë i vizitës së tij. Sot, ai
do të marrë pjesë edhe në
ceremoninë e përvjetorit të
së ashtuquajturës D-Day,
ose zbarkimit të aleatëve në
Normandi gjatë Luftës së
Dytë Botërore. Ai tha se tashmë është
momenti për të gjithë që të veprojnë për
atë çka besojnë se është e vërtetë dhe
për këtë, secila palë duhet të përgatitet të
bëjë kompromise të vështira. Me kancelaren
gjermane Merkel, Obama diskutoi
edhe për problemin bërthamor me Iranin,
krizën fi nanciare botërore dhe fatin e të
burgosurve në burgun amerikan të sigurisë
së lartë në Guantanamo, që do të mbyllet
pas ca kohësh, sipas planit të Obamës.
Obama është shumë popullor
në Gjermani, por marrëdhëniet
mes Uashingtonit dhe
Berlinit kanë qenë më pak të
ngrohta që pas ardhjes së
Obamës në pushtet në janar
të këtij viti. Merkel, e cila do
të përballet në shtator me
zgjedhjet e përgjithshme, i ka
rezistuar presionit amerikan
për të strehuar të burgosur
të Guantanamos dhe për të
dërguar më shumë trupa në Afganistan.
Qëndrimi i pakët i Obamës në Gjermani
dhe mosvajtja e tij në Berlin ka bërë që
shtypi gjerman të hamendësojë për
ndonjë çarje, por vetë Presidenti deklaroi
se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›