Publikohen fotot skandal të Berluskonit në vilën Certoza
Tashmë nuk është vetëm shtypi
italian ai që po merret me
bëmat rozë të Berluskonit, Kryeministër
i Italisë, por edhe ai i
huaj. Dje, e përditshmja spanjolle
"El Pais", publikoi fotografi ku
shfaqen femra me rroba banjo,
mes të cilave edhe një burrë
lakuriq. Kryeministri italian, i
tërbuar nga botimi i këtyre fotove,
deklaroi se do ta hedhë në
gjyq gazetën për ndërhyrje në
jetën private. Fotot, të ndaluara
në Itali për shkak të ligjit për
jetën private, janë marrë nga
jashtë vilës së Berluskonit në
Sardenja, gjatë një feste për nder
të delegacionit çek. Kryeministri
fajësohet edhe për përdorim të
avionit shtetëror për transportin
e miqve në vilën e tij, thuajse
çdo fundjave mes verës së vitit
2007 deri në janarin e këtij viti.
Berluskoni, që po hetohet për
keqpërdorim të fondeve publike,
ka deklaruar të enjten se është
vënë nën hetim nga prokurorët.
Nën titullin: "Fotot e ndaluara
të Berluskonit", "El Pais" në
premten ka publikuar pesë foto
të një fotografi italian që jashtë
portës së vilës së Kryeministrit.
Në njërën prej tyre shihet
qartazi fytyra e Kryeministrit, i
shoqëruar nga disa gra, fytyrat
e të cilave janë mbuluar nga
fotografi. Fotoja e dytë tregon
dy femra gati të zhveshura,
njëra e shtrirë në diell, tjetra në
këmbë, ndërsa marrin diell në
vilën e Sardenjës. Por fotoja e
tretë është ajo më e rënda, pasi
në të shfaqet një burrë krejtësisht
i zhveshur. "El Pais" tha se
fotot e publikuara janë pjesë nga
300 fotot e ndaluara në Itali për
shkak të ligjit të miratuar së fundi
nga Parlamenti për ndalimin e
publikimit të fotove private. Ato
u ndaluan për botim nga vetë
Berluskoni. Disa prej tyre janë
marrë gjatë festave të mbajtura
në vilën e Kryeministrit. Deri tani
nuk është konfirmuar ende se
kush është burri i zhveshur. Fotot
e tjera janë foto festash ku marrin
pjesë shumë vajza të reja, mes të
cilave edhe 18-vjeçarja Noemi
Letizia. Vetë Berluskoni ka qenë
nën presion për të shpjeguar
llojin e marrëdhënies që ka me
vajzën e përfolur, por deri më tani
ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim,
edhe pse e shoqja e ka akuzuar
për mungesë besnikërie. Pas publikimit
të fotove që Berluskoni i
ka cilësuar "të pafajshme", ai e
ka hedhur gjithë zemërimin e tij
ndaj gazetave që merren me jetën
private të njerëzve.
italian ai që po merret me
bëmat rozë të Berluskonit, Kryeministër
i Italisë, por edhe ai i
huaj. Dje, e përditshmja spanjolle
"El Pais", publikoi fotografi ku
shfaqen femra me rroba banjo,
mes të cilave edhe një burrë
lakuriq. Kryeministri italian, i
tërbuar nga botimi i këtyre fotove,
deklaroi se do ta hedhë në
gjyq gazetën për ndërhyrje në
jetën private. Fotot, të ndaluara
në Itali për shkak të ligjit për
jetën private, janë marrë nga
jashtë vilës së Berluskonit në
Sardenja, gjatë një feste për nder
të delegacionit çek. Kryeministri
fajësohet edhe për përdorim të
avionit shtetëror për transportin
e miqve në vilën e tij, thuajse
çdo fundjave mes verës së vitit
2007 deri në janarin e këtij viti.
Berluskoni, që po hetohet për
keqpërdorim të fondeve publike,
ka deklaruar të enjten se është
vënë nën hetim nga prokurorët.
Nën titullin: "Fotot e ndaluara
të Berluskonit", "El Pais" në
premten ka publikuar pesë foto
të një fotografi italian që jashtë
portës së vilës së Kryeministrit.
Në njërën prej tyre shihet
qartazi fytyra e Kryeministrit, i
shoqëruar nga disa gra, fytyrat
e të cilave janë mbuluar nga
fotografi. Fotoja e dytë tregon
dy femra gati të zhveshura,
njëra e shtrirë në diell, tjetra në
këmbë, ndërsa marrin diell në
vilën e Sardenjës. Por fotoja e
tretë është ajo më e rënda, pasi
në të shfaqet një burrë krejtësisht
i zhveshur. "El Pais" tha se
fotot e publikuara janë pjesë nga
300 fotot e ndaluara në Itali për
shkak të ligjit të miratuar së fundi
nga Parlamenti për ndalimin e
publikimit të fotove private. Ato
u ndaluan për botim nga vetë
Berluskoni. Disa prej tyre janë
marrë gjatë festave të mbajtura
në vilën e Kryeministrit. Deri tani
nuk është konfirmuar ende se
kush është burri i zhveshur. Fotot
e tjera janë foto festash ku marrin
pjesë shumë vajza të reja, mes të
cilave edhe 18-vjeçarja Noemi
Letizia. Vetë Berluskoni ka qenë
nën presion për të shpjeguar
llojin e marrëdhënies që ka me
vajzën e përfolur, por deri më tani
ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim,
edhe pse e shoqja e ka akuzuar
për mungesë besnikërie. Pas publikimit
të fotove që Berluskoni i
ka cilësuar "të pafajshme", ai e
ka hedhur gjithë zemërimin e tij
ndaj gazetave që merren me jetën
private të njerëzve.