Britani, leksione seksi që në kopsht
Për të mundur emergjencën AIDS dhe rritjen e shtatzënive në moshë fare të re, qeveria britanike ka përpiluar një plan edukimi. Duke nisur që nga viti 2011, edukata seksuale do t’u mësohet edhe fëmijëve 5-vjeçarë. Fëmijët duhet të ndjekin me detyrim edhe kurse mbi efektin e drogave, AIDS-in, shtatzëninë dhe marrëdhëniet sentimentale. Sipas “Daily Telegraph”, fëmijët do të mësojnë edhe mbi marrëdhëniet civile të së njëjtit seks. Të detyrueshme këtë orë do ta kenë edhe shkollat fetare. Sipas ministrit të politikave familjare, Ed Balls, shkollat janë të lira të mësojnë atë që besojnë, por nuk mund të refuzojnë të mësojnë mbi kontraceptivët, homoseksualitetin apo abortin.