E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, projektligj për Vojvodinën

 

Qeveria e Serbisë ka miratuar një projektligj, i cili i jep autonomi të gjerë rajonit verior të Vojvodinës, por pa ofruar elemente të një shteti. Sipas RTK-së, projektligji i autonomisë përfshin lejen për krijimin e parlamentit rajonal, të qeverisë dhe gjykatave, por pa fuqi ligjore. Vojvodina do të lejohet të krijojë bankën e saj të zhvillimit për të financuar kompanitë lokale, por me një ligj të veçantë nga Beogradi mbi pasuritë financiare të provincës. Konservatorët në Parlamentin serb e kundërshtojnë projektligjin, pasi e vlerësojnë si një hap drejt pavarësisë së Vojvodinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›