E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, ndalohet reklamimi i cigareve

 

Cigaret nuk duhet të jenë më të ekspozuara dukshëm në xhamat e supermarketeve dhe dyqaneve në Mbretërinë e Bashkuar. Nisma e qeverisë britanike është marrë në kuadër të shëndetit publik dhe ka si synim të ulë konsumin e duhanit në rritje tek të rriturit dhe të rinjtë. Nisma është marrë me gjithë krizën e përgjithshme ekonomike dhe pasojat, që mund të ketë te prodhuesit marrja e kësaj mase në një kohë të tillë. Kufizimet kanë të bëjnë edhe më makineritë automatike të shitjes. “Larg syve dhe larg vesit”, ky ishte slogani i hedhur nga sekretari britanik i shëndetit, Alan Johnson. Sipas sondazheve dhe studimeve, në Britani 200 mijë të rinj nga mosha 11 deri në 15-vjeçare pinë duhan. “Kur nisin të pinë kaq herët, rreziku i vdekjes së parakohshme është tre herë më i lartë se një duhanpirës, që nis vesin në moshën 20-vjeçare”, tha Johnson.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›