E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelen masterat për mësuesi

 

Çelen masterat e nivelit të parë për ciklin e lartë të arsimit bazë, të Universitetit të Vlorës. Këshilli i Ministrave miratoi dje në mbledhjen e radhës edhe kuotat e pranimit. Pos tyre janë përcaktuar edhe tarifat vjetore që do të paguajnë studentët. “Në përfundim të këtyre programeve lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP) në mësuesi”, për ciklin e lartë të arsimit bazë”, thuhet në vendimin e qeverisë. Ky program realizohet me 60 kredite dhe zgjat një vit. “Kuotat e pranimeve në këto programe studimi për vitin akademik 2008-2009 do të jenë 120 studentë për  “Gjuhën angleze” dhe po kaq edhe për “gjuhën italiane”. Për fitimin e diplomave është parashikuar përgatitja e një teze, të përpunuar në mënyrë të pavarur dhe krijuese nga studentët. Frekuentimi është i detyrueshëm dhe për të marrë titullin duhet të jenë ndjekur të paktën 80% e orëve mësimore. Në programet e studimit “Master” pranohen vetëm ata persona të cilët plotësojnë kriteret akademike të vendosura nga vetë institucionet arsimore bazuar mbi Ligjin e Arsimit të Lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›