Diamanti rekord, 18,7 milionë euro
Në ankand u vlerësua si diamanti më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Bëhet fjalë për historikun “Blaue Wittelsbacher”, që i përkiste mbretëreshës spanjolle, Margarita Tereza në vitet ‘600. Një përgatitës bizhuterish nga Londra ka hedhur 16,4 milionë sterlina (18,7 milionë euro) për ta pasur, një shifër rekord nga shtëpia e shitjeve “Christie’s”. Diamanti me ngjyrë blu është 35,56 karatë dhe për shumë kohë i ka përkitur familjes mbretërore Baviera. Në shitje e ka nxjerrë një person që ka preferuar të mbetet anonim. Por njihet identiteti i njeriut që e bleu, përgatitësi i bizhuterive, Laurence Graff. Ky është çmimi më i lartë i paguar për një diamant ndonjëherë në shkallë botërore, konfirmojnë nga ankandi. Londinezi ka paguar rreth 80 për qind më shumë nga oferta fillestare për diamantin, që ishte 9 milionë sterlina.