E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkencat sociale 1 muaj pa mësim

 

Ndërsa studentët e juridikut janë ulur tashmë në auditore, ata të  shkencave sociale kanë plot një muaj pa mësim. Ndonëse janë ofruar disa opsione godinash, konkretisht nuk është vendosur ende  asgjë. Këta studentë braktisën godinën e përbashkët te juridiku, e cila rrezikonte të shembej. Por gjithçka duket se do ta vuajnë mbi kurriz, pasi sezoni i provimeve në shkurt po afrohet dhe nuk dihet kur do t’i zëvendësojnë leksionet e humbura. Ndërkaq juristët e ardhshëm po i zhvillojnë leksionet te kinoklubi i Qytetit Studenti, ndërsa seminaret te Gjimnazi “Petro Nini”. Përpos kësaj, një tjetër protestë duket se ka ngritur kryet në arsimin i lartë. Studentët e fakultetit të formimit të përgjithshëm të fizikës dhe matematikës, protestuan dje përpara Ministrisë së Arsimit. Prej katër muajsh ata i kërkojnë kreut të këtij institucioni, që fakulteti i tyre të mos jetë i asociuar por i pavarur. Gjithashtu pretendojnë t’i ndryshohet emërtimi fakultetit, pasi ai aktual zbret në nivel gjimnazi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›