E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, tashmë edhe ishulli në recesion

Shifrat e paraqitura dje, në lidhje me
ecurinë e ekonomisë britanike gjatë
tremujorit të tretë të vitit, ishin më të këqija
nga sa parashikoheshin. Bëhet fjalë për
situatën ekonomike më negative që nga viti
1992. Të vetmet zona me një rritje pozitive
ishin bujqësia, pylltaria dhe shpenzimet
qeveritare. Sipas ekspertëve britanike,
nëse do t‘u referoheshim termave ekonomikë,
sipas së cilëve një ekonomi është
në recesion pas rezultatit negativ të dy
tremestrave rresht, edhe Britania e Madhe,
si disa shtete të tjera evropiane, ndodhet
në recesion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›