Tregjet financiare, një tjetër ditë e errët
Aksionet në të gjithë botën
kanë rënë djeshëm
dje, ndërkohë që gjithë
investitorët janë ngërthyer
nga paniku për një afrim të
shpejtë të një recesioni botëror.
Wall Street ra ndjeshëm në fillim
të ditës së fundit të javës, duke
u pasuar me të njëjtën situatë
rënieje në të gjitha tregjet e bursat
e Evropës dhe Azisë. Investitorët
i kanë ulur aksionet në të gjithë
botën për shkak të perspektivës
së errët të ekonomisë botërore
dhe po shohin mundësinë e
formave të tjera të investimeve.
Duket se stresi, kaosi dhe rënia
vazhdojnë të shoqërojnë situatën
në tregjet financiare, pavarësisht
miliarda dollarëve që bankat
qendrore dhe qeveritë derdhën në
tregjet financiare javë më parë. Me
krizën financiare, pasojat e së cilës
po shfaqen shumë në ekonominë
botërore, ekonomistët parashikojnë
rënie ekonomike edhe
në tremujorin e fundit të këtij
viti. Ndërkohë, Fondi Monetar
Ndërkombëtar ka arritur një marrëveshje
për t‘i dhënë Islandës 2.1
miliardë dollarë ndihmë. Islanda
është vendi i parë i Evropës Perëndimore
që i drejtohet Fondit Monetar
Ndërkombëtar për ndihmë
që nga viti 1976. Autoritetet e
ishullit kanë deklaruar se do të
kenë akses të menjëhershëm në
këtë sasi parash, i cili është një
program që synon stabilizimin e
situatës. Sistemi financiar i vendit
ishte në prag të kolapsit, pasi
shteti u detyrua të merrte mbi vete
borxhet e tre bankave të mëdha të
vendit. Problemet e vendit nordik
patën një ndikim shumë të madh
në të gjithë Evropën. Në Britaninë
e Madhe, klientë të ndryshëm
dhe institucione nuk kishin më
akses në llogaritë e tyre bankare
në Islandë. Fondi Monetar Ndërkombëtar
tha se marrëveshja, e
cila ende nuk është konkluduar
zyrtarisht, por do të ndodhë së
shpejti, do të rivendosë besimin
në sistemin bankar të vendit,
por ekonomia e tij do të bjerë në
shkallën 10% vitin e ardhshëm.
kanë rënë djeshëm
dje, ndërkohë që gjithë
investitorët janë ngërthyer
nga paniku për një afrim të
shpejtë të një recesioni botëror.
Wall Street ra ndjeshëm në fillim
të ditës së fundit të javës, duke
u pasuar me të njëjtën situatë
rënieje në të gjitha tregjet e bursat
e Evropës dhe Azisë. Investitorët
i kanë ulur aksionet në të gjithë
botën për shkak të perspektivës
së errët të ekonomisë botërore
dhe po shohin mundësinë e
formave të tjera të investimeve.
Duket se stresi, kaosi dhe rënia
vazhdojnë të shoqërojnë situatën
në tregjet financiare, pavarësisht
miliarda dollarëve që bankat
qendrore dhe qeveritë derdhën në
tregjet financiare javë më parë. Me
krizën financiare, pasojat e së cilës
po shfaqen shumë në ekonominë
botërore, ekonomistët parashikojnë
rënie ekonomike edhe
në tremujorin e fundit të këtij
viti. Ndërkohë, Fondi Monetar
Ndërkombëtar ka arritur një marrëveshje
për t‘i dhënë Islandës 2.1
miliardë dollarë ndihmë. Islanda
është vendi i parë i Evropës Perëndimore
që i drejtohet Fondit Monetar
Ndërkombëtar për ndihmë
që nga viti 1976. Autoritetet e
ishullit kanë deklaruar se do të
kenë akses të menjëhershëm në
këtë sasi parash, i cili është një
program që synon stabilizimin e
situatës. Sistemi financiar i vendit
ishte në prag të kolapsit, pasi
shteti u detyrua të merrte mbi vete
borxhet e tre bankave të mëdha të
vendit. Problemet e vendit nordik
patën një ndikim shumë të madh
në të gjithë Evropën. Në Britaninë
e Madhe, klientë të ndryshëm
dhe institucione nuk kishin më
akses në llogaritë e tyre bankare
në Islandë. Fondi Monetar Ndërkombëtar
tha se marrëveshja, e
cila ende nuk është konkluduar
zyrtarisht, por do të ndodhë së
shpejti, do të rivendosë besimin
në sistemin bankar të vendit,
por ekonomia e tij do të bjerë në
shkallën 10% vitin e ardhshëm.