Kryeministri britanik: Më 6 maj do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme Kryeministri i Britanisë së Madhe, Gordon Brown

Kryeministri britanik Gordon Braun konfirmoi sot 6 Majin si ditën e zgjedhjeve të përgjithshme ndërsa kërkon një fitore rekord të katërt radhazi për partinë laburiste. Në një njoftim para selisë së kryeministrisë, Braun tha se Britania është në rrugën e mëkëmbjes dhe i bëri thirrje popullit britanik të mbështesë partinë laburiste. Sipas traditës britanike, zoti Broën u takua fillimisht me kabinetin e tij e më pas u drejtua për në Pallatin Buckingham për t’i kërkuar leje Mbretëreshës Elizabet për të shpërndarë parlamentin. Anketat e opinionit që fillimisht kishin konservatorët shumë përpara laburistëve, tregojnë tani se gara e zgjedhjeve mund të jetë shumë e ngushtë.