Britania: Dialogu politik mes paleve duhet te vazhdoje
Sekretari Britanik i Shtetit per Ceshtjet e Jashtme, Uilliam Hague, uroi dje permiresimin e klimes se brendshme politike ne Shqiperi. Gjate nje bisede telefonike te zhvilluar me zevendeskryeministrin dhe Ministrin e Puneve te Jashtme, Ilir Meta, ku ky i fundit e uroi per detyren e re, Hague, theksoi rendesine e vazhdimesise se dialogut politik ne vend. Ministri Meta, shprehu besimin tek angazhimi i metejshem i Qeverise britanike si dhe tek kontributi i tij personal per Ballkanin Perendimor. Ne kete kontekst, Meta i vleresoi marredheniet Tirane-Londer si shume te rendesishme. Nga ana e tij, Hague, shprehu kenaqesine per te punuar me kreun e diplomacise shqiptare dhe e siguroi ate per mbeshtetjen e plote te Mbreterise se Bashkuar ne integrimin evropian te Shqiperise. Ne kete kuader, ai vleresoi rolin konstruktiv te Shqiperise ne rajon duke theksuar se Ballkani Perendimor do te jete nje prioritet i rendesishem ne politiken e jashtme britanike dhe se Konferenca e Sarajeves do te jete nje moment inkurajimi per rajonin. Te dy biseduan edhe mbi situaten politike ne Shqiperi. Ne kete kontekst, ata ndane deshiren per permiresimin e klimes se brendshme politike duke nenvizuar rendesine e vazhdimesise se dialogut politik ne vend.