E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, PS pritet te marre pjese te henen

Pas darkes ne Strasburg, marredheniet e opozites me Kuvendin, pritet te ndryshojne. Mbyllja e greves se urise, si nje parakusht, nje dite para takimit ne Strasburg mes dy lidereve politike, Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te opozites, Edi Rama, pritet qe deputetet socialiste, t'i rikthehen punimeve normale te Kuvendit. Pra, te pjese e ketij institucioni teresisht edhe ne komisionet parlamentare, ku diskutohen dhe votohen projektligjet. Ne darken e gjate, mesohet se te majtes, i eshte kerkuar rikthimi aktiv ne Parlament, pavaresisht vijueshmerise se bisedimeve dhe diskutimeve per gjetjen e nje zgjidhjeje perfundimtare mbi ngercin politik. Nje kerkese kjo e cila pritet te vihet ne zbatim gjate javes se ardhme nga e majta ne Kuvend. Ne fakt, ne rast te nje rikthimi realisht aktiv te deputeteve te opozites ne seanca plenare, si dhe ne komisione, ky institucion mund te rikthehet ne nje aktivitet te plote te tij. Nese deputetet socialiste do te vijonin normalisht punen, atehere Kuvendi, do te riniste te funksiononte me mbledhjen e seancave plenare, dy here ne jave, diten e hene dhe diten e enjte. Ne nje kohe qe aktualisht zhvillohet vetem te enjten, si pasoje e mungeses se me pak se gjysmes se deputeteve te Kuvendit. Deputetet socialiste, vijojne bojkotin prej gati nente muajsh ndaj Parlamentit, me disa pjesemarrje ne seanca ne muajin shkurt, qe mundesoi mos humbjen e mandatit te tyre, te fituar me 28 Qershor.

Kerkesa
Zyrtaret e larte nderkombetare, mesohet se i kane kerkuar opozites qe te jete pjese aktive e Kuvendit. Nje kerkese kjo, e cila pritet te ndryshoje marredheniet e se majtes me kete institucion qe ajo vijon ta bojkotoje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›