Rama: Materialet zgjedhore do hapen, PE afat ultimativ
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama eshte shprehur per mediat se darka ne Strasburg ishte nje hap shume i konsiderueshem ne kauzen per transparencen e zgjedhjeve. Ne nje prononcim per mediat, nga stacioni hekurudhor i Strasburgut ku po priste ti hipte trenit drejt Mynihut Rama u tregua i rezervuar te jepte detaje te darkes, por e cilesoi nje hap te rendesishem ne kauzen e tyre, e cila mori hov fale sensibilizimit maksimal nepermjet protestave te vazhdueshme dhe greves se urise. Sipas tij eshte arritur jo pak, pasi ceshtja e kutive ishte nje tabu, ndersa tani kutite e te gjithe dokumentacionit zgjedhor do te hapen, ndersa jemi ende ne kerkim te nje qasjeje per fletet e votimit. "Nuk ka patur nje rezultat konkret dhe perfundimtar, por ne kendveshtrimin tone eshte bere nje progres shume i rendesishem ne dy aspekte. Aspekti i pare eshte fakti se tani me ceshtja e transparences ne Shqiperi dhe per Shqiperine, eshte shtruar ne nje tryeze te nivelit me te larte te mundshem, me perfshirjen e te gjithe faktoreve dhe aktoreve kyc te botes demokratike, Bashkimi Evropian, Parlamenti Evropian, qeveria e SHBA-se", ka qene deklarata e Rames per mediat. Qe sipas tij jane te perfshire ne kete proces jo thjesht me deshiren per te shprehur nje shqetesim serioz lidhur me mbarevajtjen e puneve ne Shqiperi dhe nevojes per zgjidhjen e krizes, por edhe me angazhimin konkret per te kontribuar qe kriza te zgjidhet dhe per te hapur rrugen e transparences. Ne te njejten Rama nenvizoi per mediat se nuk eshte hequr dore nga greva per shkak te presionit te nderkombetareve. Sipas tij, kush mendon dhe thote se nderprerje e greves ishte rezultat i presionit, apo akoma dhe me keq se nga nderprerja e greves ne nuk fitua ate qe duhej, eshte krejtesisht i gabuar. "Greva u nderpre ne kushtet kur sensibilizimi lidhur me ceshtjen tone arriti kulmin dhe u misherua ne vullnetin e mire te gjithe ketyre faktoreve dhe aktoreve qe permenda, per te angazhuar nje proces negocimi ne tryezen me te larte qe bota demokratike mund te perfitoje per te ndihmuar zgjidhjen e nje krize, per nje vend sic eshte vendi yne. Mendoj qe kjo eshte nje arritje qe deri para pak ditesh as dhe ne vete nuk e parashikonim ne kete permase e ne kete intensitet. Dy jave qe jane lene perpara jane nje afat ultimativ per nje zgjidhje", ka qene deklarata e Rames. Njeheresh ai ka nenvizuar se eshte ka rishprehur domosdoshmerine qe te mos cenohet nga kjo krize, qe eshte nje krize e thelle institucionale dhe politike, por qe koston e se ciles ne raport me liberalizimin e vizave, nuk duhet ne asnje menyre ta paguajne shqiptaret. Por nga ana tjeter Rama nuk ka munguar ta cilesoje te mjaftueshme kohen ne dispozicion prej dy javesh per te arritur nje marreveshje. "Per sa na takon dhe me takon, na mjafton vetem nje minute. Sepse zgjidhja eshte plotesisht e mundshme e rruga e zgjidhjes eshte plotesisht e qarte, permes garantimit te transparences, duke i krijuar hetimit parlamentar akses te plote ne dokumentacionin zgjedhor. Te mos harrojme se ceshtja e kutive, dokumentacionit zgjedhor ose kutive te Ruzhdieve te Shqiperise, deri para pak ditesh mund te ishte nje tabu", tha Rama. Duke kembengulur se sot eshte kthyer ne nje realitet te prekshem ne rrugen e zgjidhjes. "Nderkohe qe duhet te vazhdojme te punojme per te realizuar nje kompromis te arsyeshem, lidhur me qasjen ndaj fleteve te votimit", perfundoi Rama deklarimin per mediat. S.P