Rama:"Ne jemi te gatshem per kompromis, u arrit hapja e kutive qe ishte nje tabu"
Kryetari socialist Rama eshte treguar i rezervuar te jepte detaje te darkes, por e cilesoi nje hap te rendesishem ne kauzen e tyre, e cila mori hov fale sensibilizimit maksimal nepermjet protestave te vazhdueshme dhe greves se urise."Kemi arritur jo pak, ceshtja e kutive ishte nje tabu, ndersa tani kutite e te gjithe dokumentacionit zgjedhor do te hapen, ndersa jemi ende ne kerkim te nje qasjeje per fletet e votimit", tha Rama i cili nenvizoi se PS ishte e gatshme te angazhohej per gjetjen e nje zgjidhjeje brenda ultimatimut te nderkombetareve. "Dy jave ka nje sens ultimativ per te dy palet dhe kerkon angazhim per te cilet ne jemi te gatshem", tha kryetari i PS. Nga ana tjeter, ndonese kane dy jave ne dispozicion per te reflektuar dhe per te arritur kompromisin, pra per te formatuar nje draft marreveshje, qe do te sillte dhe kompromisin e madh, ende nuk eshte percaktuar se kur do te zhvillohet takimi i dyte mes Berishes dhe Rames, gjithnje varet nga axhenda politike e te dyve. Aq me teper se ku do te behet ky takim i dyte. Ajo qe dihet eshte se nderkombetaret e kane shtrenguar fort lakun ndaj politikes shqiptare.
Ngerci politik
Kryeministri