E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i PS shprehet se nuk do te terhiqet nga kerkesat e tij

Kryetari i PS-se, Edi Rama deklaroi se kauza per transparencen e zgjedhjeve do te vazhdoje, duke mos qene ne te njejten gjatesi vale me besimin e nderkombetareve se zgjidhja mund te jete pozitive. "U them grevisteve, ne nuk terhiqemi, kauza do te vazhdoje. Koha qe na u la nga partneret do te jete nje kohe reflektimi per te gjetur zgjidhjet e mundshme. Fakti qe komuniteti nderkombetar eshte totalisht i angazhuar ne kete ceshtje do te thote qe kauza e opozites eshte ngjitur ne nivelet me te larta, ne nuk terhiqemi. Do te marrim kohen tone per reflektim", deklaroi Rama. Nderkohe, nderkombetaret u kane lene nje afat dy javor Berishes dhe Rames per gjetjen e nje akordi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›