E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania e Madhe, bursa për 12 programe master

 Britania e madhe ofron bursa të plota për studimet master. Në kuadër të Programit të Bursave "CHEVENING", Ambasada Britanike në Tiranë njoftoi dje se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të japë bursa për programe studimi Master, për vitin akademik 2010-2011. Këto bursa ofrohen për të gjithë ata kandidatë, të cilët aktualisht punojnë në fusha prioritare strategjike në Shqipëri dhe që, mbas përfundimit të studimeve, janë të gatshëm që njohuritë e fituara t'i zbatojnë në vendin e tyre. Bursa financohet nga shteti britanik dhe administrohet nga British Counsil. Ato mbulojnë të gjitha shpenzimet e shkollimit, udhëtimit dhe të akomodimit. Nga sa bëri me dije dje Ministria e Arsimit, për një informacion më të hollësishëm lidhur me mënyrën e plotësimit të formularit të aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit nga aplikanti, të interesuarit mund t'i referohen adresës së internetit:https://www.chevening.fco.gov.uk/CheveningApplications/CA_Start.aspx.Afati i fundit për plotësimin e aplikimit on-line është data 13 janar 2010, ora 17:00. Janë 12 programe studimi për të cilat kandidatët do të aplikojnë. Për të fituar këto bursa janë vendosur një sërë kriteresh me të cilat më mirë aplikantët do të njihen gjatë klikimit në adresën e internetit të vënë në dispozicion të tyre.Programet e studimit për master1.     Ekonomik;2.     Financë;3.     Kontabilitet;4.     Administrim - biznes;                               5.     Komunikacion;6.     Studime në fushën e mbrojtjes;7.     Gazetari;8.     Studime për Integrimin Evropian;9.     Drejtësi;10.     Marrëdhënie Ndërkombëtare;11.     Shkenca Politike12.     Administratë publike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›