E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle sjell mesazhet me zë “ZMS”

 zirina llambroRreth 340 vende bosh kanë mbetur vetëm në Universitetin e Tiranës për sistemin part-time. Nga sot nisin aplikimet e reja të kandidatëve për plotësimin e këtyre kuotave. Të interesuarit do të dorëzojnë dosjen personale pranë sekretarive të fakulteteve. Kush e ka depozituar dosjen që më parë dhe nuk është shpallur fitues duhet të kontaktojë sërish me sekretaritë. Nga sa bëri me dije Universiteti i Tiranës dosja duhet të përmbajë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, ose fotokopje të noterizuar të ndonjë diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barazvlefshme me të. Gjithashtu duhet një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe dy fotografi personale. I domosdoshëm është edhe mandati i arkëtimit të tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë. Sakaq duhet edhe një   deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme. "Kandidatët që kanë depozituar më parë dosjet e tyre në sekretaritë mësimore të njësive kryesore të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë duhet t'i plotësojnë ato", sqaron zyra për shtyp e Rektoratit të UT. Sipas tij, në qoftë se kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie, duhet të paraqesë dublikatën e dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga Drejtoria e Shkollës së Mesme. "Më  datë 9 janar  Universiteti i Tiranës do të shpallë dhe do të afishojë listat e të gjithë aplikantëve, të renditura sipas rendit zbritës të pikëve, duke evidentuar kandidatët fitues. Ndërkohë, regjistrimet do të kryhen nga data 11 në datën 14 janar, nga ora 08:00 në orën 16:00 pranë sekretarive mësimore", thuhet në deklaratën e Rektoratit të UT.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›